TIRANE- Policia e Kavajës ka zbuluar një skemë të shfrytëzimit të prostitucionit në zonat turistike të bregdetit. Operacioni i antitrafikut është koduar “Sanitarja” për faktin se kështu e maskonte aktivitetin e B.Sefës, tutori Njazi Sulejmani. Sipas policisë, Sulejmani shfrytëzonte Sefën për prostitucion në disa banesa në plazhin e Kavajës për çmime të ndryshme që shkonin edhe 1 mijë lekë të reja.
 
Sefa, prezantohej si sanitare për të hyrë në banesa të ndryshme, ndërsa ofertat për seks kundrejt pagesës kryheshin nga Sulejmani.
 
Të dy këta persona janë siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit të policisë së Kavajës, Sulejmani për akuzën e “Shfrytëzimit te prostitucionit” dhe “Dhunimi i banesës”, ndërsa Sefa për "ushtrimin e prostitucionit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)