Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka vendosur të mbledhë në Kavajë disa nga personalitetet e nderuara të këtij qyteti. Dhe kur të pret Vini i Kavajës të pret mirë. Sikurse e shohim në këto foto, që gjendet mes dy personaliteteve të shquara të këtij qyteti: i pari është ish presidenti i vendit Alfred Moisiu, dhe tjetri është tenori i madh Agim Hushi. Kanë mbërritur në qytetin e Kavajës për të ndjekur koncertin e tenorit të madh Hushi në qendër të qytetit. Por pas kësaj, ia kanë shtruar në një restorant me të ngrënë e me të pirë dhe deri në orët e para të mëngjesit, askush nuk donte të linte as pijen e as tavolinën. Epo do ia ketë vlejtur për Kavajën e gjithë kjo situatë...

Su/ Shqiptarja.com