KAVAJË- Dy shtetas në Kavajë janë shpallur në kërkim pasi janë akuzuar se kanë kërcënuar një tjetër shtetas se do të ketë probleme pas zgjedhjeve.

Të shpallur në kërkim janë A. S., 59 vjeç, banues në Kavajë dhe B. Xh., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Ka qenë shtetasi me inicialet T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë, ai që ka bërë kallzim në komisariatin e Kavajës.

Sipas 24 vjeçarit , në vendin e njohur si 'nënstacioni elektrik' në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet nga ku kanë zbritur A. S dhe B. Xh, dhe A. S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do të ketë probleme.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise Prane Gjykates te Shkalles se Pare Kavaje, per vepren penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarresve ne zgjedhje”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com