Banorët e kompleksit “Laguna Blu”, kanë shprehur dje shqetësimin për prishjen e terreneve sportive dhe nisjen e ndërtimit në to të një kompleksi vilash. Në një deklaratë, e pambështetur në emra të bordit të këtyre banorëve, nënvizohet se një grup njerëzish kanë hyrë me forcë në ambiente. Por i çuditshëm është fakti se ankesa e bërë në media, është pa emër të pronarëve të banesave që janë në zonë.
Ndërsa në kompleksin Laguna Blu, kanë vila në pronë të tyre, ministra të qeverisë aktuale, ish ministra, opinionistë të njohur, gazetarë si dhe funksionarë të lartë. Por se asnjë prej tyre nuk ka firmosur apo dhe nuk ka dalë me emër për ankesën e bërë në prishjen e terreneve sportive.
Madje duke u fshehur pas deklaratës me emrin bordi I kompleksit Laguna Blu, të gjithë emrat e njohur të politikës dhe medias, nuk marrin as guximin të thonë nëse kompania ka leje për të bërë ndërtime apo jo. Një fakt ky mjaft i çuditshëm. Së pari nëse ndërtuesi ka një leje zhvillimi dhe protesta e tyre është e pakuptimtë, pasi dhe më parë, duke parë pushtetin e tyre, e kanë ditur se si do të zhvillohej zona, gjë që e bën të çuditshme protestën. Së dyti, nëse ndërhyrja është për të bërë ndërtime pa leje, pushtetarët, opinionistët dhe gazetarët e njohur kanë zgjedhur një protestë anonime, duke u fshehur kështu pas emërimit bordi i administrimit.
“Ju njoftojmë se që prej paradites të së hënës, 26 tetor 2015, kompleksi gjendet në një situatë të pazakontë. Porta në krahun jugor të tij është hapur me forcë dhe është hedhur në tokë prej 2 fadromash të shoqëruara prej një grupi njerëzish, të cilët pretendonin se do të fillonin ndërtimin e një objekti në pronësi të shtetasit Aleksandër Frangaj në territorin e fshatit ku gjenden terrenet sportive. Shpërthimi i portës ka ndodhur pasi personat janë ndaluar prej rojeve aktuale të fshatit dhe pasi kanë hasur në rezistencën e z. Jashar Alushi, i ngarkuar nga Bordi me detyrën e administratorit të fshatit. Sot terrenet sportive u rrafshuan plotësisht dhe nesër pritet të vijojë puna për hapjen e themeleve të objektit të ri. Aktualisht fshati është i hapur dhe mbrojtja e tij nga keqbërësit, e pamundur të kryhet”, thuhet në deklaratë duke e konsideruar një situatë të paprecedentë.
Po ashtu banorët kanë vënë në dyshim dhe të drejtën e kompanisë. Mister për ta është nëse kompania ka leje ndërtim apo jo. Madje për ta një tjetër problem është se nëse ka një leje, për të prishur fusha sportive dhe për të ndërtuar vila, a është dhënë ajo në qeverisjen “Berisha”, apo është dhënë në qeverisjen “Rama”.

Nderkohe po sot eshte zbuluar leja me të cilën Aleksandër Frangaj po ndërton tek “Laguna Blu”. Komuna e Golemit e drejtuar nga Partia Socialiste i ka dhënë leje ndërtimi më 2014, sipas udhëzimeve të qeverisë “Rama”, sipas të cilave, aty ku ka plan rregullues nga KKRT, komuna mund të jap leje ndërtimi.
Frangaj ka mundur të fusë në planin e KKRT të Berishës fushat si shesh ndërtimi, dhe pas kësaj, me ndihmën dhe ndërhyrjen e Ramës ka marrë leje ndërtimi nga komuna e Golemit.
Ndërkohë që leja duhet të jepet mbi një truall që duhet të jetë pronësi e tij, dhe privatizimi i tokës ka plot dyshime që është i paligjshme. Po ashtu është e paqartë se si KKRT e Berishës ka quajtur shesh ndërtimi mjediset sportive të një fshati turistik.

Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com