Kavurme, gatim me mish, domate dhe speca
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi
- 200 gr dhjamë
- 1 qepë
- 3 speca jeshil
- 1 spec i kuq
- 4 thelpinj hudhër
- 3 domate
- 1 gjethe dafine
- 1 lç spec i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:

Presim mishin në kubikë të vegjël sikurse dhe dhjamin.Kaurdisim dhjamin në tigan pa vaj. Kur dhjami të fillojë të mblidhet e të rreshket shtojmë mishin. E kaurdisim gjatë, më pas shtojmë specat dhe qepën. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë më pas pak ujë dhe e lemë gatimin derisa të përthithet uji. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë domatet.
Komento
Komente

