Kazakistan/ 225 viktima si pasojë e trazirave, mes tyre 19 anëtarë të Forcave të Sigurisë

Kazakistan/ 225 viktima si pasojë e trazirave, mes tyre 19 anëtarë të Forcave të Sigurisë

Pamje nga trazirat në Kazakistan

Të shtunën zyra e prokurorit të përgjithshëm të Kazakistanit njoftoi se trupat e 225 personave të vrarë gjatë trazirave që përfshinë këtë vend javën e kaluar, u dorëzuan në morgje, në të gjithë vendin. Mes viktimave ishin edhe 19 anëtarë të forcave të sigurisë.

Shifra përfshinte civilë e "banditë" të armatosur, të vrarë nga forcat e sigurisë, tha në një konferencë për shtyp Serik Shalabayev, kreu i ndjekjes penale në zyrën e prokurorit. Ai nuk bëri një zbërthim të saktë të shifrave dhe tha se ato mund të përditësohen më vonë.

Protestat e dhunshme në Kazakistan filluan këtë muaj pas një rritjeje të çmimit të karburantit. Shifrat e ofruara nga zyra e prokurorit i bëjnë ato, zhvillimet më të përgjakshme në historinë post-sovjetike të vendit.

Zoti Shalabayev tha se 50,000 persona iu bashkuan trazirave në të gjithë ish-republikën sovjetike duke kulmuar më 5 janar, kur turmat sulmuan dhe dogjën ndërtesat qeveritare, makina, banka e dyqane në disa qytete të mëdha.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua për ndihmë një blloku ushtarak, të udhëhequr nga Rusia. Ai largoi nga detyra kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, paraardhësin e tij, Nursultan Nazarbayev, duke e marrë vetë drejtimin e këtij organizmi.

Zoti Tokayev urdhëroi policinë të shtunën të shmangte sjelljet abuzive pas ankesave për rrahje e tortura në mesin e të arrestuarve lidhur me trazirat. Ai u tha prokurorëve që të tregoheshin të butë ndaj atyre që nuk kishin kryer krime të rënda./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet