/ATSH-AFP/ - Presidenti në ikje i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaiev u rizggjodh dje me 97,7 për qind të votave për presidencën e këtij vendi të Azisë Qendrore gjatë zgjedhjeve të parakohshme me një pjesëmarrje rekord prej më shumë se 95 për qind, njoftoi sot Komisioni Zgjedhor Qendror (CEC).
Sipas një zyrtari të CEC, Nursultan Nazarbaiev mori 97,7 për qind të votave duke lënë më pak se tre për qind për dy kandidatët e tjerë, Abelgazy Koussainov dhe Tourgoun Syzdykov.
Përqindja e pjesëmarrjes ishte 95,22 për qind.
"Kjo përqindje rekord e pjesëmarrjes tregon unitetin e popullit kazak, dëshirën për një jetë të qendrueshme dhe mbështetjen për programin që ju kam paraqitur", theksoi Nazarbaiev disa minuta pas publikimit të sondazheve të para që e nxirrnin fitues.
"Pa këtë besim, do të ishte e vështirë të arrinim të bënim Kazakistanin një prej 30 vendeve më të zhvilluara në botë, objektivi që ka vendosur Nursoultan Nazarbaev për vendin e tij", shtoi ai.
Presidenti kazak u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të merrnin pjesë masivisht në këto zgjedhje të mbikëqyrura nga më shumë se 1 000 vëzhgues ndërkombëtar, për të provuar në mënyrë bindëse unitetin e tyre para mbara botës.