Kazakistani do të anulojë borxhin prej afro gjysmë milion që qytetarët e saj kanë ndaj shtetit, përmes një manovre qeveritare e cila synon të ndihmojë më të varfërit

Svetlana Zhakupova, Ministre e Punës dhe Sigurisë Sociale, deklaroi se 'shteti do të përdorë fondet e thesarit për të paguar huan dhe borxhet' me vlerë më shumë se 105 miliardëTenge (KZT), ekuivalent me rreth 345 milion euro.

Aksioni financiar pason udhëzimet e një dekreti presidencial, të nënshkruar në muajin qershor nga Presidenti Kasym-Jomart Tokayev, dekret që ka për qëllim "zvogëlimin ebarrës së borxhit që qytetarët e Republikës së Kazakistanit kanë ndaj shtetit.

Prej dispozitave do të përfitojnë jetimët, familjet e mëdha dhe personat e aftësi të kufizuara, të cilët marrin ndihmë nga shteti.

Kazakistani, i pasur me metale në nëntokën e tij, është një nga vendet më të zhvilluar në Azinë Qendrore dhe renditet në vendin e 57-të në renditjen globale të konkurrencës ekonomike botërore të Forumit Ekonomik.

Të ardhurat vjetore për frymë janë rreth 3 milion KZT, që korrespondojnë me 7062 euro.