Ke biznes dhe do të qarkullosh me makinë punonjësit? Ja procedura si duhet të veproni

Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që tregon rrugën që duhet të ndjekin për të siguruar qarkullimin e punonjësve të gjithë ata që kanë një biznes prodhues.

"Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën [email protected]

numrat e telefonit:

0694122223

0694122224" shkruan Rama.

Mbrëmë kryeministri Rama u kërkoi të gjitha kompanive që vijojnë punën, pra që nuk u është ndaluar aktiviteti, që prej ditës së hënë të sigurojnë transportin e punonjësve me autobus apo mjetet e tyre me akreditim nga policia. Ai kishte një porosi edhe për administratën.

"Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat" tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirash: 15/03/2020 00:58

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike