KE i përgjigjet Metës: Në raport nuk bëmë interpretim, s'merremi me mosmarrëveshjet në Shqipëri...presim Venecian

KE i përgjigjet Metës: Në raport nuk bëmë interpretim, s'merremi me mosmarrëveshjet në Shqipëri...presim Venecian

TIRANË - Komisioni Europian thotë se nuk ka bërë interpretim sa i përket mosmarrëveshjeve në Shqipëri mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.  Pas letrës që Meta i dërgoi komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero thotë se komisioni nuk bën komente në  lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë, dhe se janë në pritje të opinionit të komisionit të Venecias për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Kështu, me këtë reagim të thjeshtë të zëdhënëses, kuptohet se Komisioni Evropian nuk ka pasur nevojë për "iluminim" nga Presidenti Ilir Meta, pasi në rekomandimin për vendet e BE-së që të hapin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë duke vlerësuar progresin e bërë në vend, nuk ka asnjë interpretim, por vetëm pasqyrim të mosmarrëveshejs për emërimet në Kushtetuese.

“Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket  radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Në përditësimin e fundit të raportit për Shqipërinë botuar në 2 Mars, Komisioni pranon se “Ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me emërimin e fundit të një prej gjyqtarëve, për shkak të një interpretimi ndryshe të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të publikojë një opinion mbi këtë çështje në Mars 2020. ” Komisioni nuk u shpreh se Presidenti ka bërë një interpretim tjetër, por se ka një interpretim ndryshe të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës. Komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë. Ne presim opinionin që Komisioni i Venecias do të publikojë së shpejti”, thuhet në reagimin zyrtar për ATSH, Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat sot, tha se letra nuk ishte për publikun por vetëm për eurokomisionerin ndërsa i pyetur nëse do të ndihej përgjegjës nëse Shqipërisë nuk i hapet drita e negociatave, kreu i shtetit theksoi se ishte vetëm pasqyrim i realitetit dhe një 'korrigjim' ndaj raportit të KE-së, ku ai sqaronte se mosmarrëveshja është krijuar pas interpretimit që mazhoranca i ka bërë procedurës së emërimit të gjyqtarëve të rinj me qëllimin sipas tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Teksa hedh këto akuza ndaj qeverisë në letrën për eurokomisionerin, Meta tha, se përgjegjësinë duhet ta ndjejë mazhoranca si shkaktare e kësaj situate, dhe jo presidenti. Pra në këtë deklaratë të Metës, lihej të kuptohej se nuk ka rëndësi nëse vendit nuk i hapen negociatat, por se e rëndësishme sipas Presidentit, është që Brukseli të ketë të qartë se kush është fajtori!

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e quaji letrën e presidentit një 'reaksion' ndaj efekteve që reforma në drejtësi po shkakton. Kreu i qeverisë tha se për herë të parë Brukseli është pro Shqipërisë si vend kandidat për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por se po për herë të parë në histori, kundër është shfaqur vetë presidenti i Shqipërisë. Në mesin e kësaj fushatë kundër Shqipërisë, Rama thotë se vendi ynë edhe mund të mos e marrë PO-në për të nisur procesin e negociatave, edhe pse e meriton këtë, siç ai thekson, por shton se reforma në drejtësi do të vijojë, pavarësisht 'krizave të provokuara'.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 06/03/2020 16:25

    Ky palo president si ushtar i bindur i sali qenit dihet qe Jan antishqipetar te lindur.Haram pushteti qe gezon padrejresisht nga lojrat politike qe Jan ber gjithmon ne kete vend. Kur do vij dita e te japin llogari per te keqijat qe i kan ber shqiperis.?????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë