Meta: Letrën s'e çova të bllokoj integrimin, por t'i sqaroj KE-së kush e ka fajin për Kushtetuesen (VIDEO)

TIRANE - Presidenti Ilir Meta u shfajësua sot në një konferencë për shtyp lidhur me letrën që i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke kërkuar rishikimin e raportit që rekomandoi hapjen e negociatave, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se letra për eurokomisionerin nuk ishte publike, duke theksuar edhe vetë faktin se po mbante të fshehtë një akt të tillë që dëmton hapjen e negociatave për Shipërinë.

Meta tha se nuk ndjen asnjë përgjegjësi nëse kjo letër dëmton procesin e negociatave, për sa kohë sipas tij thotë të vërtetën, duke drejtuar gishtin nga mazhoranca, të cilën e etiketoi shkaktare të vetme të ngërçit.

Presidenti iu drejtua edhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me paralajmërimin e bërë më herët për shpërndarje të parlamentit, duke thënë se Kuvendi duhet të pozicionohen nëse është në krah të shtetit të së drejtës apo mafiozëve, ndërsa kërkoi që ky institucion të nisë një hetim për Etilda Gjonajn, të cilën ai e ka cilësuar si ministre të padrejtësisë.

Konferenca e plotë e Presidentit Ilir Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të vendosë nëse është me shtetin apo mafiozët! Të hetojë Gjonajn

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë tani që maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.

"Po dëgjoja pak më parë kryetarin e Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t'u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz", u shpreh Meta

Ora 12:38
A ndjen përgjegjësi nëse bllokohet integrimi pas letrës në Bruksel?! Meta: Pse të mos e ndjejnë ata që shkaktuan këtë situatë?

I pyetur nga gazetarët nëse i druhet faktit që qëndrimet e tij dërguar eurokomisionerit për Zgjerimin në Bruksel, do të ndikonin në të ardhmen integruese të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta thotë se përgjegjësinë duhet ta ndjejë mazhoranca. Meta bëri me faj edhe ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar pas shqetësimeve dhe paralajmërimeve që presidenti tha se ka ngritur për Gjykatën Kushtetuese.

"A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po ua them ju qytetarëve të Shqipërisë, gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë që vinë këtu, mazhorancës, qeverisë, opozitës, që kam bërë çdo gjë që Shqipëria 1 minutë të mos rrinte pa Gjykatë kushtetuese, i dinë përpjekjet e mia dhe kush e minoi, dhe të mos ndjejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që  e kanë shkaktuar? E ka shkaktuar vetë mazhoranca që tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën nuk ka bashkëjetesë paqësore në këtë vend, sepse nuk ka më arbitër. Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e ndërkombëtarëve që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të presidentit. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu?. Ka vetëm një interes, pushtet absolut dhe për të minuar interesat kombëtare.

Kush na bën ne moral për çështjen e integrimit, zonja Bilali, që 3 vjet e ngriu procesin e integrimin, e detyrova unë do koalicion për të ardhmen, do votosh këto ligjet që të zhbllokohet. kisha frikë që sdo merrnin 84 vota dhe opozita do gjente sebep për t'u hakmarrë. Unë isha i detyruar t'i shkruaja komisionerit. A ka ndonjë gënjeshtër nga këto këtu? Më thoni nëse ka ndonjë letër? Nuk e kishim në shqip, e kishim në anglisht vetëm për të informuar komisionerin", - tha Meta.  

 

Ora 12:34
Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por t'i sqaroj KE-së kush e ka fajin për ngërçin në Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta tha se letra dërguar komisionerit për Zgjerimin nuk ishte për t'u bërë e ditur publikisht, por për të ndihmuar Komisionin Europian sipas tij, në korrigjimin e një fraze për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se qëllimi i tij nuk ishte bllokimi i negociatave, duke cituar çfarë i kishte shkruar eurokomisionerit, se "mbetej shpresëplotë që vendet e BE do e vlerësonin rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave", tha Meta. Ai tha se letra ishte për të sqaruar që mosmarrëveshja në Gjykatën Kushtetuese është krijuar nga interpretimi i ndryshëm që mazhoranca i bën kushtetutës duke kërkuar të kapë edhe këtë institucion, dhe jo si rezultat i interpretimit të presidentit.

"Do ta kompensojmë vonesën duke iu dhënë mundësinë të bëni ndonjë pyetje. Dje dhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëget publike letra që kisha dërguar unë që gjoja ishte kundër zgjerimit të cilën e anonçoi i pari Tao Tao dhe u përforcua sot nga Gruaja e Bilalit jam i detyruar të sqaroj edhe njëherë letrën që unë kisha dërguar për të ndihmuar KE qenë i vëmendshëm për Gjykatën Kushtetuese.

"Presidenti ka respektuar parashikimet ligjore që theksojnë se sipas nenit kushtetues anëtari i parë i GJK emërohet nga presidenti.  Pastaj vazhdojë edhe saktësimet për Gjykatën Kushtetuese për radhën e emërimeve. Etja e PS kërkon ta thyejë këtë balancë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Unë kam depozituar kallëzim penal kundër personave të përfshirë në këtë skemë. Përgjatë kësaj kohe kam qenë transparent dhe bashkëpunues.  Duhet të dini se kjo maxhorancë ka miratuar një ligj anti kushtetues ditën kur Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë. OJF e kanë mohuar se janë në mbështetje të këtij ligji. I vetmi aktor që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius" Kjo është letra që presidenti i ka dërguar komisionerit për dijeni të tij, jo për ta bërë publike", tha Meta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/03/2020 01:45

    Z.Meta po lani duart si Pilati per keto veprime. Si doni te mbaheni mend ne histori z.Meta?

    Përgjigju
  • A...Zh: 06/03/2020 14:32

    I dashur President! Pushojeni per nje kohe luften politike o burre i dheut, te pakten deri sa te shprehet Keshilli Europian per celjen ose jo te negociatave. Le te shpresojme t'mos jete bere demi tashme. Pastaj kthehuni te gjithe ne origjine e "jepini zjarre".

    Përgjigju
  • Ligji: 06/03/2020 14:01

    Se mos bllokohet integrimi per shkak te Konsujve " Te Nderit " qe bere ti edhe perse ishin trafikante femijesh dhe droge? Tani jane bere bisnezmene " te nderuar " do emra dhe fakte o Like? Nese e publikojne kete postim poshte tij do te gjesh emra, data, lidhjet e tua me ata dhe buzneset e perbashketa. Like floriri te genjen mendja se nuk dihen. Njeri qe ka mbaruar Institutin e Fiskultures pershembull qe " e meriton " te jete konsull.........

    Përgjigju
  • Erik: 06/03/2020 13:25

    Kuvendi eshte me shtetin kunder mafiozeve si puna jote.

    Përgjigju
  • Populli: 06/03/2020 13:18

    Po ju politikanet a ndjeni pergjegjesi per vjedhjet e pasurise popullit duke filluar nga ju I pari president pse Cfare I Dini ju shqiptaret Jo mor Jo ju duhet te zhdukeni me fare e me fis kush ka bere duart PIS burg te perjetshem dhe te dorzoni qindarken e fundit

    Përgjigju
  • Ela: 06/03/2020 12:37

    per zotin me eshte bere si spiker i lajmeve ,ne cdo moment del iliri.O vella po qe se do burgosesh do burgosesh sado te dalesh e te hiqesh si cub ik na lere rehat plehr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë