Meta 'nxin' Shqipërinë në KE, Rama: Reaksion nga kanceri i korrupsionit! Edhe nëse s'marrim PO, drejtësia s'ndalet

Meta 'nxin' Shqipërinë në KE, Rama: Reaksion nga kanceri i korrupsionit! Edhe nëse s'marrim PO, drejtësia s'ndalet

TIRANË - Kryeministri Edi Rama e quan letrën që Presidenti Ilir Meta i çoi komisionerit për Zgjerimin, një 'reaksion' ndaj efekteve që reforma në drejtësi po shkakton. Kreu i qeverisë thotë se për herë të parë Brukseli është pro Shqipërisë si vend kandidat për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por se po për herë të parë në histori, kundër është shfaqur vetë presidenti i Shqipërisë. Në mesin e kësaj fushatë kundër Shqipërisë, Rama thotë se vendi ynë edhe mund të mos e marrë PO-në për të nisur procesin e negociatave, edhe pse e meriton këtë, siç ai thekson, por shton se reforma në drejtësi do të vijojë, pavarësisht 'krizave të provokuara'.

"Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit.

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi Shqipëria nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin.

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!", shkruan Rama në Twitter.

Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave me BE, presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku shprehet se nuk është dakord me një nga faktet e shkruara në raport, lidhur "mosmarrëveshjen mes palëve për Gjykatën Kushtetuese për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës". Në letrën e tij, që mban datën 3 mars, kreu i shteti shkruan se është dakord që ka një mosmarrëveshje, por kjo jo për "faj të tij, por të mazhorancës, sipas së cilit ka qëllim që të kap Gjykatën Kushtetutese.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavire Monik: 06/03/2020 18:28

    Po mire mo Like Floririi le ta kape Rama Gjykaten Kushtetuese po ti o derdimen eja kape kete timen se i ke harruar dhe eren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë