Komisioni Europian ka publikuar disa konstatime pak ditë përpara publikimit të progres-raporteve për vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në krye të listës është shteti ligjor që sipas Komisionit Europian është në zemër të procesit të zgjerimit.
"Vendet aspirante duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që cënon vlerat demokratike dhe ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të një vendi, zhvlerëson arsimin dhe standardet demokratike".
Ndër të tjera, KE vlerëson se sistemi gjyqësor duhet të jetë efektiv dhe i paanshëm është pika tjetër e rëndësishme e procesit.
"Kjo, vijon KE, "përfshin qasje në drejtësi, gjykim të drejtë, financim adekuat për gjykatat dhe trajnim për magjistratët etj.
KE gjithashtu kërkon që të ketë mjedis të qëndrueshëm për bizneset. Kjo sipas KE do të ofronte siguri ligjore për bizneset, stimulim për investimet dhe vende pune.
KE gjithashtu kërkon luftë aktive kundër krimit të organizuar, duke përfshirë armët, drogën, trafikimin e qënieve njerëzore, si dhe financiare, kibernetike dhe krimit mjedisor.
Këto janë disa nga pikat kryesore që Komisioni Europian konsideron jetike para anëtarësimit të një vendi në familjen Europiane.
ATSH
/Shqiptarja.com