Këllici:Baronet e korrupsionit festë
në Surrel, ja pse u ndalua Frrokaj
Pritet reagimi i kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha pas arrestimit ditën e djeshme të kryebashkiakut demokrat të Lezhës Fran Frrokaj, i cili akuzohet bashkë me 23 zyrtarë të tjerë për tjetërsim të pronave në bregdet.
Por sakaq kreu i FRPD Belind Këllici ka reaguar duke e cilësuar arrestimin e Frrokajt si një “shenjestrim” nga ana e Edi Ramës pasi mori vesh që ai do të rikandidonte përsëri.
Pritet reagimi i kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha pas arrestimit ditën e djeshme të kryebashkiakut demokrat të Lezhës
Fran Frrokaj, i cili akuzohet bashkë me 23 zyrtarë të tjerë për tjetërsim të pronave në bregdet.
Por sakaq kreu i FRPD Belind Këllici ka reaguar duke e cilësuar arrestimin e Frrokajt si një “shenjestrim” nga ana e Edi Ramës pasi mori vesh që ai do të rikandidonte përsëri.
Deklarata e plotë e kreut të FRPD, Belind Kellici.Para drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte, pa asnje diskutim! Kush shkel ligjin duhet te perballet me te, por ky nuk eshte rasti i drejtesise shqiptare. Dje eshte ndaluar nga policia e ‘Rilindjes’ Kryetari i Bashkise Lezhe, Fran Frrokaj (nje njeri i vene nen shenjestren e Edi Rames sapo u hap fjala se do te kandidonte perseri per kryebashkiak). Se si qendron e verteta, jam i bindur qe do te zbardhet hap pas hapi, por a ka njeri mbi toke qe i beson nje drejtesie qe vepron ne menyre selektive e nen urdherat e Edi Rames?
Prej vitesh qe ne kohen kur drejtonte Bashkine e Tiranes, ne prokurori flejne dosjet e lidhjeve te Edi Rames me krimin e organizuar, abuzimeve me fondet publike, rrembimit dhe tjetersimit te prones. Si kryeminister lidhjet e Edi Rames jane zhytur thelle ne trafikimin e drogave te forta si kokaina dhe heroina nga Amerika Latine. Xibraka dhe Maminasi jane vec maja e ajsbergut te mbeshtetjes kriminale qe Edi Rama i jep trafikut te droges.
Prej vitesh me fakte te njohura boterisht eshte nen akuze per lidhje me krimin, abuzim dhe trafik nderkombetar te droges kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.Prej Prej vitesh me fakte te njohura boterisht dhe te bera publike nga sherbimet partnere te inteligjences eshte nen akuze per lidhje me krimin, blerje votash, abuzim me pronat, falsifikim dhe dhune ndaj biznesmeneve te huaj, kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako. Nen akuze me prova dhe fakte per vrasjen e Ardit Gjoklaj, falsifikim firme te ish punonjesit te policise bashkiake dhe per korrupsion e presion ndaj drejtesise, eshte kryemashtruesi Erion Veliaj.
Nen akuze me prova dhe fakte per lidhje me krimin, kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike, abuzim me detyren jane kryebashkiaki i Krujes, Tepelenes, e shume rilindas te tjere te Edi Rames.Dhe qershia mbi torten e lidhjeve te krimit dhe droges eshte Sajmir Tahiri, i faktuar boterisht si mbeshtetesi dhe perfituesi kryesor i shnderrimit te Shqiperise ne hambar droge dhe trafikimit te lendeve narkotike.
Keta sot jane te lire dhe vazhdojne te qete punen e tyre te lidhur koke e kembe me droge dhe krim. Kjo eshte drejtesia qe kerkonte dhe beri gjithcka per ta patur Edi Rama!
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor, 09:51
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
1 Mars, 15:29
-
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
27 Janar, 15:10
-
Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur
12 Dhjetor 2023, 19:18
-
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'
20 Nëntor 2023, 10:36
-
Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë
12 Prill 2023, 09:48
-
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
30 Tetor 2022, 10:26
-
U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, pas disa orësh në kërkim dorëzohet në Policinë e Lezhës ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
28 Tetor 2022, 19:11
-
Tjetërsoi tokën te Rana e Hedhun, Apeli dënon me 3 vite burg Fran Frrokaj! Ish kryetari i Bashkisë Lezhë pritet të arrestohet
28 Tetor 2022, 11:31