Pas debatit për mungesën e diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi është në qendër të vëmendjes prej posterit me gishtin e mesit. Reagimet kanë qenë nga më të shumtit dhe rrjeti nuk ia ka kursyer ‘meme-t’.
Duke qenë se është kandidati i koalicionit Berisha-Meta për zgjedhjet e14 majit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë montuar fotografi nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe dyshen opozitare.
Përveç talljes në rrjet, emra të njohur, komunitete e organizata kanë reaguar kundër gishtave të mesit të Këlliçit, që thotë se ia ka drejtuar korrupsionit.