Këlliçi: Në Vaqarr po shpërndahen ushqime në këmbim të votave! Meta: Mbani shënim çdo emër, opozita të parandalojë krimin elektoral

Këlliçi: Në Vaqarr po shpërndahen ushqime në këmbim të votave! Meta: Mbani shënim çdo emër, opozita të parandalojë krimin elektoral

Belidn Këlliçi në Vaqarr

Drejtuesi politik i PD për Tiranën në degët 6, 13, 15, 16, Belind Këlliçi, ka denoncuar ditën e sotme se po tentohet nga përfaqësues të njësisë Administrative në Vaqarr që të shpërndajnë ushqime në këmbim të votave.

 “Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. Po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar. Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma.” thotë Këlliçi, ndërsa sipas tij, prej ditësh PD ka patur një sërë sinjalizimesh për shpërndarje ndihmash.

Lidhur me denoncimin e Këlliçit ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili i bën thirrje opozitës të angazhohet për të parandaluar krimin elektoral, teksa paralajmëron një ligj special për të përjashtuar nga administrata këdo që konsumon krim zgjedhor.

“E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot. As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore! Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore. Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!’- tha Meta.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 22/04/2021 00:13

    FOLI DHE KERRICI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë