Këlliçi pa diplomë, Rama ironizon nga Patosi: S’habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty! Se kanë nxjerrë të bëj detyrën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faktin se Belind Këlliçui nuk ka diplomë të shkollës së mesme (Investigim i Shqiptarja.com). Rama shprehet se nuk është në interes të koalicionit Berisha, Meta të nxjerrë kandidat që të bëjnë detyrën.

“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i  ka thënë dil aty. E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kandidat për kryebashkiak pa diplomë, të rinjtë: Qytetarët e Tiranës duan shpjegime nga Këlliçi! Pse çdo të riu i duhet gjimnaz për në universitet e atij jo?


G.MO/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda