Këmbëngul Turqia, nxjerr audion 
 e paralajmërimit ndaj avionit rus

Këmbëngul Turqia, nxjerr audion <br /> e paralajmërimit ndaj avionit rus
Turqia thekson se rrëzimi dhe goditja e avionit rus ishte legjitim. Ushtria turke ka të rregjistruar audion ku paralamërohet avioni rus se po shkel hapësirën turke për të mos hyrë më tej. 

“Ndryshoni kurs menjëherë drejt jugut”, dëgjohet zëri i paraljmërimit të ushtarakëve turq dëgjohet. Ankaraja madje pretendon se ka tentuar edhe t`i shpëtojë dy pilotët e bombarduesit rus. Një prej tyre u vra, i qëlluar nga toka prej rebelëve gjatë rënies me parashutë. Tjetri u arrit të shpëtohej pas një misioni 12-orësh të forcave ruse në bashkëpunim me ato speciale siriane, të dërguara menjëherë në zonën e rrëzimit në kërkim të tij. 

Ndërkohë kapiteni rus thekson se . “Nuk morëm asnjë paralajmërim nga turqit, as me radio, as vizualisht”, i bindur në çdo rast se avioni nuk kishte hyrë në qiellin turk. 
“E shihja fare mirë në hartë e në tokë se ku ishte kufiri. S`kishte asnjë rrezik që të hynim në Turqi”, shtoi kapiteni. 

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në zonat afër kufirit Turqi-Siri, ku u rrëzua avioni SU-24 nga ushtria turke. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure