‘Kemi kualitet për të shkuar në Europian’, Roshi para ndeshjes me Arabinë Saudite: Reja duhet të vijojë te Kombëtarja
Futbollisti i kombëtares Odise Roshi
Odise Roshi është kthyer në kombëtare pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për një periudhë të konsiderueshme dhe në prag të ndeshjes miqësores me Arabinë Saudite thotë se tani mezi pret të luajë me kuqezinjtë.
“Kam kaluar një dëmtim të rëndë dhe kam dy muaj që jam operuar nga pubalgjia, por tashmë po stërvitem rregullisht dhe besoj se jam riaftësuar totalisht.
Është hera e parë që në kombëtare shoh kaq shumë lojtarë nga Superiorja, por është një shans i mirë për ta dhe të realizojnë një ndeshja sa më të mirë ndaj Arabisë Saudite. Ne i presim mirë të rinjtë, nuk janë ende të gjithë, por kemi komunikuar para stërvitjes dhe jemi ambientuar. Kemi parë edhe ndeshjen Chelsea-Manchester United,”-u shpreh fillimisht Roshi për ‘supersport’.
Më pas anësori foli për shanset që kombëtarja ka për të shkuar në Europian si dhe trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve.
“Shorti i Europianit është i mirë, kemi konkurrentë Çekinë dhe Poloninë, por mund t’ia dalim se janë lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë komëbtarja. Kemi shumë kualitet dhe mund të shkojmë në Europian. Kemi lojtarë që luajnë në elitën e Europës, por suksesi vjen avash-avash. Besoj se çunat do të japin gjithçka për të shkuar në Europian.
Kur marrë ftesën kam një energji tjetër, kam luajtur në Bundesligë, Kroaci apo Rusi por kombëtarja është e veçantë, nuk e di si është për të tjerët.
E ardhmja e Rejës? Trajneri është njeri shumë i mirë dhe një trajner i madh. Është shumë i komunikueshëm me lojtarët, do kisha dëshirë që trajneri të vazhdojë. Por, varet nga trajneri dhe presidenti. Trajner shqiptar? Nëse dikush merr përgjegjësitë që mund ta çojë skuadrën lart, pse jo,”-u shpreh Roshi.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, fiton duelin me Rey Manaj! Gol edhe Odise Roshi
14 Dhjetor, 19:21
-
Zyrtare/ FIFA: Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në Arabinë Saudite, Botërori 2030 në tre Kontinente të ndryshme
11 Dhjetor, 16:46
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47
-
Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse
20 Nëntor, 20:08
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor, 13:40
-
Zyrtare/ Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja me 71 ndeshje dhe 5 gola, dje u largua edhe Balaj
14 Nëntor, 11:33
-
Dëmtimi i Neymar, sulmuesi mungon gjatë për Al Hilal
7 Nëntor, 16:04
-
Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite! Vesh tunikën e dhuruar si dhe merr ftesën për të vizituar Princin e Kurorës në Riad
6 Nëntor, 12:43
-
Neymar dëmtohet sërish, pak minuta në fushë dhe zëvendësim
5 Nëntor, 12:34
-
VIDEO/ Tifozët brohorasin emrin e Messit, veprimi i Cristiano Ronaldos i befason të gjithë
2 Nëntor, 14:00
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo humbet penalltinë në limite, Al Nassr eliminohet nga Kupa
30 Tetor, 12:27