'Kemi objektiv tri pikët me Kukësin', Orges Shehi: Forma jo e mirë pasi erdha në mesin e sezonit

Partizani dhe Kukësi luajnë të premte në orën 17:00 në "Arenën e Demave" për javën e 26-të në Superligë. Përpara sfidës për mediet foli Orges Shehi, trajneri i Partizanit. Durrsaku tregoi se vëmendja është në përballjen me Kukësin dhe se oshilacionet në ekip kanë ndodhur edhe për shkak se ai e mori ekipin në mesin e sezonit.

"Është e vërtetë që s'kemi marrë ato rezultate që donim, përsa i përket mungesave nuk dua t'i përmend fare sepse s’dua t'i përmend si alibi. Jemi koshientë që s'kemi marrë ato që donim por duam të shohim përpara dhe të rritemi, të kërkojmë përmirësimin", tha Shehi.

Për trajnerin ndeshje e nesërme me Kukësin është shumë e rëndësishme.

"Duhet të lemë pas krahëve dhe të përqëndrohemi tek e nesërmja. Është i njëjti kundërshtar, por dy kompeticione të ndryshme, ne duhet të fokusohemi tek kampionati. Duhet të marrim tri pikët dhe më pas të mendojmë për Kupën. Ndeshjet e ardhshme duan vlerësim maksimal, duhet t'i trajtojmë me qëllimin që po luajmë me skuadra pretendente", vijoi durrsaku.

Më pas trajneri u ndal edhe te vështirësitë, duke thënë se kjo ndodh edhe për shkak se ai shkoi te Partizani në mesin e sezonit.

"Aventura në çdo klub që shkon nuk është e lehtë, sepse duhet të njohësh lojtarët dhe mënyrën e të luajturit. E filluam mirë dhe faza përgatitore shkoi mirë, disa detaje na kanë ndikuar në ndeshjet që s'kemi fituar. Çdo trajner ku shkon ka vështirësitë e veta, kjo është e pashmangshme, janë të pranishme kudo atje ku shkojnë për herë të parë në mes të një sezoni. E rëndësishme është që lojtarët kanë dëshirën dhe janë të fortë. Objektivi ynë i vetëm dhe primar është ndeshja e nesërme”, tha Orges Shehi.

Pas 25 ndeshjeve të luajtura, Partizani me 40 pikë mban vendin e tretë, teksa Kukësi me vetëm 19 pikë është në pozitën e fundit. Në pesë ndeshjet e fundit Partizani ka vetëm një fitore, çka bëri që të humbasë vendin e dytë.

S.DH/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë