'Kemi pasur pak ditë për të studiuar Egnatian', Orges Shehi: Tirana nesër do ketë rrotacion

'Kemi pasur pak ditë për të studiuar Egnatian', Orges Shehi: Tirana nesër do ketë rrotacion

Orges Shehi

Tirana luan nesër në 13:00 me Egnatian në "Selman Stërmasi" për javën e 11 në Superligën shqiptare të futbollit. Për mediat një ditë para duelit foli edhe trajneri bardheblu, Orges Shehi. Tekniku kampion në fuqi tregoi se skuadra e tij është gati për t'u përballur me një kundërshtar të fortë si Egnatia. Gjithashtu Shehi ceku edhe mentalitetin që duhet për të pasur vazhdimësi si ekip.

“Ne vijmë në këtë ndeshje me mentalitetin për të vlerësuar çdo skuadrës. Egnatia nuk është një skuadër surprizë, pasi është një ekip që lufton fort ndaj çdo kundërshtari. Kanë elemente mjaft cilësorë, pasi dhe në dy ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate  pozitive. Ne e kemi vlerësuar siç duhet edhe pse kemi pasur vetëm pak ditë në dispozicion dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shumë energji fizike për të qenë gati nesër. Kampionati është i gjatë, ne duhet të mësojmë nga ecuria jonë dhe nuk merremi fare me tjetër. Ecuria jonë nuk ka qenë si në kampionatin e kaluar edhe pse kemi vetëm 3 pikë më pak se vjet. Ne kërkojmë të kemi vazhdimësi, pasi në skuadër që ka vazhdimësi arrin të bëjë mirë dhe duhet të kemi mentalitet fituesi.

Mentaliteti i skuadrës? Nuk është çështje vetëm e mentalitetin, por ky i fundit është shumë i rëndësishëm, sepse nëse ti nuk ke një mentalitet fituesi, nuk je i gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të vlerësuar situatën sepse dihet që në futboll situata të ndryshojnë nga momenti në moment dhe të jemi gati", tha fillimisht Shehi.

Durrsaku më pas është ndalur edhe te strategjia që ka në mendje për të ndalur Egnatian, si edhe mungesat në duelin që zhvillohet nesër.

"Strategji për të mposhtur Egnatian? Kemi pasur pak ditë për të përgatitur këtë sfidë, pasi shumë pak ditë na ndajnë nga ndeshja në ndeshje. Por gjithsesi ne e kemi studiuar kundërshtarin dhe e dimë se si vendoset dhe interpreton ndeshjen. Në bazë të këtyre elementëve ne mundohemi të ndërtojmë strategjinë tonë për të arritur te fitorja.

Skuadra e njëjtë si ndaj Kukësit? Është një mënyrë e të interpretuarit të lojës sepse skuadrat ndryshojnë dhe ne duhet të jemi agresiv, te kemi intensitet. Ndaj Kukësit ne bëmë një interpretim të duhur të lojës dhe situatave të krijuara gjatë përballjes. Duhet të jemi të fokusuar dhe të luftojmë deri në fund.

Mungesat? Ndeshjet janë afër njëra-tjetrës. Në sfidën me Kukësin të 3-ja zëvendësimet i kishim të detyruara, në kushte të tjera mund të bënim më mirë nëse nuk do ishim të detyruar t’i zëvendësonim lojtarët. Nesër do të ketë rrotacion sepse është i nevojshëm, por pa prishur strukturën dhe të mënyrën e lojës.

Çfarë i mungon Tiranës për të pasur vazhdimësinë? Në futboll ka shumë situata që bëjmë që tre pikët ndonjëherë të duken shumë pak.  Të mos harrojmë se Tirana është e ndërtuar nga e para. Në formacion kemi 60% të lojtarëve të rinj që disa prej tyre kanë ardhur edhe pas Europës. Jemi të kënaqur me performancën, kemi lojtarë me cilësi dhe në bazë të tyre duhet të kërkojmë edhe rezultatet pozitive. Vazhdimësia është thuajse e njëjtë, por është e rëndësishme se barometri i vitit të kaluar jemi po ne, nuk duam të krahasohemi me tjetër, sfidën e kemi me vetën”, tha Orges Shehi para mediave.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit

Pashkët Ortodokse/ Durrës, besimtarët mblidhen në katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit për ceremoninë e Udhës së Kryqit