Kryeministri Edi Rama tha se mbështetja për zhvillimin e sipërmarrjeve të fermerëve është rritur dhe me marrëveshjen që do të nënshkruhet së shpejti me bankat dhe Bankën e Shqipërisë për kreditë me interes të ulët.
Ndër të tjera Rama iu drejtua dhe kryebashkiakëve, i cili tha se nëpërmjet Paketës së Maleve duhet të ngrejnë 10 agroturizëm dhe 3 shoqëri të bashkuara, ose në të kundërt, nuk kanë për të kandiduar më.
“Nuk është më problemi te paratë, është te projekti dhe aplikimi. E kemi rritur mbështetjen dhe për pak ditë, do të firmosim dhe marrëveshjen me bankat e Bankën e Shqipërisë dhe do të vendosim në dispozicion të gjithë atyre që duan të dyfishojnë sipërmarrjen një linjë kredie me interes të ulët dhe me garanci jashtë shteti. Askush nuk ka ë alibi, as kryetarët e bashkive. U kam dhënë kryetarëve të bashkive, por nuk bëtë 10 agroturizma me Paketën e Maleve dhe 3 shoqëri të bashkuara, as mos pretendoni të kandidoni më. Nuk janë bashkitë, vetëm shtro rrugë, vendos drita e pastro plehra. Bashkitë duhet të jenë aleatë të fermerëve”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Bujqësia/ Rama me fermerët në Dibër: Do të përballemi me tregun e BE, prodhoni veç e shisni bashkë! Duhet aleancë me shtetin











