Nga “Studio Live” në Report Tv, Dashnor Sula i ktheu përgjigje Sali Berishës për të, ku ndër të tjera, kreu i PD tha se “kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën.”
“Dash Sula ka burrërinë dhe e ha bukën me turp dhe turpin me bukë me rrogë të Edi Ramës. Kurse këta i marrin nën dorë. Këta janë më të ligj se Dashi. Dashi del dhe thotë se flas dhe në 2 të natës, kënaqësia e tij se flet në 2 të natës me Edi Ramën… e kuptoni ju apo jo se çfarë bëjnë. Kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën”, tha Berisha.
Deklaratën Suka e priti me të qeshur dhe tha se si nëpunës i shtetit varet nga qeveria e kryeministri, por kurrë nuk ka shfrytëzuar raste për të përfituar nga fondet shtetërore.
“Unë kam pasur fatin, kjo është tani, edhe nota humori sepse me kryeministrin, nuk flas sepse s’jam shoku i kryeministrit në radhë të parë, jam nëpunës i shtetit dhe rrjedhimisht varem nga qeveria dhe kryeministri. Është ai që përcjell shqetësimet e qytetarëve, nuk ka orar. Të them ndryshe tani? Kam qenë 20 vjet në politikë dhe s’kam pasur asnjë kontestim. Nuk them që jam diamant i Republikës së Shqipërisë dhe i botës. U kam thënë edhe ca miqve, mund t mos kandidoj për Papë, por për kardinal nuk ia liroj vendin njeriu. 0 përfitime nga një fond shtetëror!”, ishte përgjigjja e Sulës.
Lajmi kryesor:
27 ton mish derri të bllokuara në Fier, Sula: 4 inspektorë janë larguar nga detyra për shkelje, zero tolerancë! Kryeministri më mbështet










