Këndi i Ekspertit/ Çfarë i shkakton problemet me dëgjimin dhe kur vihet aparat

Në emisionin “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të premte ka qenë të ftuar Klodiana Zaharia, mjeke ORL dhe Genci Salaj, specialist për aparatet e dëgjimit. Të dy specialistët kanë sqaruar qytetarët për problematikat me dëgjimin, duke filluar nga momentet kur duhen kuptuar problemet dhe shkaqet që vijnë nga to. Më pas ata kanë sqaruar rëndësinë e aparateve të dëgjimit, duke u ndalur tek momenti që duhen vendosur deri tek mënyra e funksionimit. Në fund ekspertët tanë u janë përgjigjur pyetje live në Report TV të qytetarëve të ndryshëm.

Sot do të flasim për problemet që lidhen me dëgjimin. Kur duhet kuptuar që kemi probleme me dëgjimin?

Këta individë zakonisht kanë një problem të madh izolimin, sepse shqisa e dëgjimit është një shqisë shumë e rëndësishme. Me anën e të dëgjuarit ne komunikojmë me njëri-tjetrin dhe individët që ndiejnë vështirësi në dëgjim, kanë një izolim ose një rënie të cilësisë së jetës sociale.

Si mund ta kuptojë një person se ka probleme me dëgjimin? Pikë së pari, janë persona që gjatë bisedës me familjarët apo me miqtë e shokët e tyre, kërkojnë që t’i përsëritet edhe një herë fjalia ose kërkojnë që bashkëbiseduesit të flasin më ngadalë. Këto janë shenjat e para. Në momentet që janë duke ndjekur programin e tyre të pëlqyer në televizor, kërkojnë që të mbajnë një volum shumë të lartë të të dëgjuarit. Dhe aqë që ua vë më shumë në dukje problemin, është të folurit në telefon sepse këta persona, në momentin kur nuk e kanë përballë personin tjetër bashkëbisedues dhe nuk mund t’ia lexojnë mimikën e fytyrës apo buzët, kërkojnë që bashkëbiseduesi i tyre në telefon rë flasë me zë shumë të lartë, gjë e cila sjell bezdi. Pra, vështirësitë në komunikim janë shenjat e para të problemeve me dëgjimin.

Kur personi i konstaton këto shenja duhet patjetër që t’i drejtohet mjekut?

Sigurisht, duhet t’i drejtohet mjekut specialist ORL ose mjekut audiolog. Është individi ai që kërkon ndihmën, duke u shprehur se e kupton që nuk dëgjon mirë ose dyshon se ndoshta nuk dëgjon mirë, pasi familjarët e tij ankohen sepse e dëgjon televizorin me zë shumë të lartë ose kur komunikon me ata, bërtet. Personat kur nuk e dëgjojnë bashkëbiseduesin, nuk e dëgjojnë edhe veten e tyre, prandaj komunikojnë me zë shumë të lartë, gjë që krijon bezdi te familjarët.

Si ndikon në jetën e përditshme të një individi mungesa e dëgjimit, sepse është diçka e rëndësishme?

Në qoftë se individi është në moshën aktive të punës, ose të shkollës, pra mund të jetë edhe një fëmijë që ka probleme me dëgjimin, mungesa e dëgjimit sjell humbje të vetëbesimit sepse nëse individi është në një ambient pune me koleegë dhe nuk arrin që të ndjekë bisedën, kjo gjë krijon vështirësi sepse ai duhet t’u kërkojë kolegëve të pësërisin atë që kanë thënë. Prrandaj këta individë izolohen dhe ky izolim sjell tek ata humbjen e vetëbesimit. Sigurisht që izolimi dhe humbja e vetëvesimit ndikon keq pastaj në anën psikologjike të këtyre individëve.

Pse ulet dëgjimi? Çfarë e shkakton këtë?

Kjo mund të ndodhë si pasojë e shumë shkaqeve. Mund të jenë shkaqe nga më banalet, p.sh. nëse një individ ka hiperprodhim, pra ka shumë prodhim të dyllit në veshë, një tapë dylli mund të sjellë rënie të dëgjimit. Mund të ndodhë tek individë që vuajnë nga infeksione të shpeshta të veshit, të pakuruara mirë. Edhe në këto raste mund të kemi rënie të dëgjimit. Mund të ndodhë tek individë që vuajnë nga sëmundje kronike si, diabeti apo edhe tek ata individë që kanë përdorur kimiopreparate. Janë një sërë medikamentesh, të cilat mund të shkaktojnë rënien e dëgjimit. Mund të ndodhë tek individë, të cilët punojnë në ambiente pune me zhurmë, si në fasoneri apo në uzina me makineri të rënda. Ekspozimi i individit për një kohë të gjatë ndaj kësaj zhurme me intensitet të lartë, sigurisht që mund të sjellë dëmtime të dëgjimit. Pastaj ka edhe shkaktarë të tjerë. Ndër këta, ndoshta mosha, është shkaktari i parë i rënies së dëgjimit. Në Amerikë është bërë një llogari me individë të moshave 65-75 vjeç, dhe ka rezultuar që një ndër tre nga këta persona, ka probleme me dëgjimin. Dhe nëse individi është me moshë mbi 75 vjeç, raporti shkon një në dy persona. Pra, mosha ndikon shumë në plakjen e veshit dhe si pasojë në rënien e dëgjimit.

Por është gjetur zgjidhja. Nëse personat kanë probleme me dëgjimin, duhet që të drejtohen te SALAJ. Do të flasim për aparatet që ndihmojnë në rritjen e dëgjimit. Çfarë funksioni ka aparati i dëgjimit dhe përse është i nevojshëm përdorimi i tij?

Znj. Klodiana i shpjegoi qartë pasojat e mungesës së dëgjimit tek individët që e kanë këtë problem. Mungesa e dëgjimit sjell izolimin e individëve nga shoqëria dhe gjithashtu është problem edhe për njerëzit që bashkëjetojnë me këta individë. Zjidhja në këto raste, janë aparatet e dëgjimit. Të gjithë ata persona që ankohen për një kohë të gjatë nga rënia e dëgjimit, me rekomandimin e mjekut specialist, mund të drejtohen te një qendër e specializuar për të marrë shërbimin e aparateve të dëgjimit. Shumë persona e shmangin këtë pjesë sepse nuk duan ta pranojnë që kanë rënie të dëgjimit, mundohen të përdorin medikamente ose edhe ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por kur e shohin që nuk u mbetet zgjidhje tjetër, atëherë drejtohen te qendrat e posaçme. Këtu vlen për t’u theksuar që njerëzit, nuk duhet që të drejtohen në një farmaci për të marrë një aparat dëgjimi sepse aparatet që mund të tregtohen aty ndoshta mund të jenë cilësore, por duhet patjetër prania e specialistit për ta vendosur dhe për të ndjekur ecurinë e aparatit dhe të pacientit, për një kohë të gjatë. Duhet një specialist i trajnuar për këtë problem dhe për këtë aparat, sepse aparatet e dëgjimit personalizohen, pra programohen sipas shkallës së dëgjimit të individit dhe sipas kanalit të veshit të individit. Kjo është mëhyra e duhur që personi, i cili e vendos aparatin e dëgjimit të përfitojë maksimalisht nga ky aparat.

A i zbut zhurmat e një aparat dëgjimi?

Nga eksperienca që ne kemi, themi që aparati i dëgjimit i minimizon zhurmat, por nuk mund të themi se i kuron ato. Ky është një problem mbarëbotëror, nuk është vetëm në Shqipëri. Kanë dalë aparate, të cilat janë për zhurmat në vesh, ndikojnë pozitivisht, por sigurisht pas heqjes së aparatit zhurmat rishfaqen në momentin kur nuk përdoret aparati.

Si përcaktohet se cili aparat dëgjimi është më i përshtatshëm për t’u përdorur?

Pas rekomandimit të mjekut specialist për t’u vendosur një aparat dëgjimi, personi duhet që të paraqitet në një qendër të specializuar, siç është edhe qendra jonë “SALAJ Akustik”. Në qendër bëhet matja e dëgjimit në një kabinë, e cila është hermetikisht e izoluar dhe ky ekzaminim quhet audiometri. Në bazë të shkallës së dëmtimit të dëgjimit të personit, përcaktohet edhe lloji i aparatit. Duhet krijuar përshtatja me mënyrën e jetesës që bën personi, me aktivitetin që ka ai, por edhe me buxhetin ekonomik të pacientit sepse aparatet e dëgjimit janë pak të shtrenjtë. Nëse personi bie dakord në parim, bëhen provat me aparatin e dëgjimit, për t’u kuptuar përmirësimi që në momentin e parë. Pastaj merret masa e veshit të personit, për t’ia personalizuar aparatin e dëgjimit dhe pas 2-3 ditësh aparati i dëgjimit i personalizuar është gati për t’u tërhequr nga personi.

Flas nga Shkodra. Jam 51 vjeç. U bënë rreth 10 vite që dëgjoj një zhurmë në vesh. Kam bërë disa analiza në Shkodër te mjeku specialist dhe bëra disa mjekime, por nuk më kanë dhënë asnjë rezultat. Sipas ekzaminimeve, veshi i djathtë më doli me rënie të dëgjimit. Vazhdoj ta kem përsëri këtë problemin e zhurmës. Punoj në zyrë, jo në ambient me zhurmë. Nuk kam asnjë person në familje me këtë problem dhe nuk vuaj nga ndonjë sëmundje kronike.

Personat, si zotëria në rastin konkret, të cilët dëgjojnë zhurmë në vesh, e kanë të detyrueshme që një herë në vit duhet të bëjnë vlerësimin audiometrik të veshit. Gjithashtu duhet të bëjnë edhe disa ekzaminime të tjera, si timpanometria, në rastet kur personi është në moshë të re, ashtu si zotëria që është 51 vjeç, duhet të bëjnë edhe rezonancën manjetike të kokës, si edhe një bilanc biokimik. Në rast se zotëria, siç tha, ka bërë një audiogramë tani së fundi, dhe ka një rënie të shkallës së dëgjimit, atëherë sa më e madhe që të jetë rënia e dëgjimit, po aq më e madhe është edhe zhurma që dëgjohet në vesh dhe, si pasojë, aq më i vështirë është edhe mjekimi i saj. Zhurma në vesh është një sfidë shumë e madhe për të gjithë mjekët e specializuar ORL, mbarë botën. Është i vështirë mjekimi i saj. Megjithatë, mjekimi me të gjitha suplementet dhe skemat që ne kemi për trajtimin e zhurmës në vesh, zgjat rreth 5-6 muaj. Pra, duhet pak durim. Dhe në rast se nuk kemi rezultat pozitiv, atëherë ne si mjekë ORL rekomandojmë vendosjen në vesh të aparatit të dëgjimit. Nga eksperienca që kam unë si mjeke, di që bëhet kombinimi i këtyre aparateve të dëgjimit me suplementet për veshin, p.sh. edhe kur shkon për të fjetur individi duhet të mbajë të ndezur një radio me një muzikë të pëlqyeshme për të, apo një televizor të hapur në një program të pëlqyeshëm e të dëshiruar, deri në momentin kur afrohet gjumi, pastaj duhet fikur, pra ky është aktiviteti që i bëhet veshit në këto raste. Nuk rekomandohet që këta persona të rrinë në qetësi. Kjo e bën veshin që të harrojë zhurmën që ka. Në moshën që është zotëria, ndër 10 persona që kanë të njëjtin problem si ai, nëse marrin trajtimin dhe kontrollin e duhur, 6 nga këta përmirësohen dhe 4 mbesin në stadin ku janë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump