Kënga ‘Me jetu’ e Vlashent Satës, si shpresë për zgjim të ndërgjegjes

Vlashent Sata i flet rinisë, me poezinë e muzikën e tij. Arti i kantautorit rebelohet për ardhmërinë, atë të vendit, e njerëzve të tij, të cilëve përmes këngës më të fundit u tregon se ka ardhur koha “Me jetu”.

Rrugë që zgjaten në udhët e Karavastasë, e bardhë e zija në video-klip vishet për një çast me ngjyrë, ndihet shpresa për zgjim të ndërgjegjes. Për vetëdijesim, se ndryshimi nuk mund të vijë nga burra shteti që mendojnë më shumë për vendin.

 “Është një përjetim personal i imi, por edhe i shumë njerëzve të tjerë. Unë kam shkuar me studime jashtë, pasi vendi im nuk më ofronte shumë. Këtë doja që ta prekja, por pa e çuar drejtë melankolisë, sepse kam kuptuar se nëse dëshiron që të ndryshosh gjërat, duhet që të çohesh edhe t’i ndryshosh vet”, shprehet kantautori Vlashent Sata.

Ritëm e melodi,  muzikë që e ka të lehtë rrugën për tek publiku, duke tërhequr vëmendje, që ditët e para të publikimit. Rinia e ka ndjerë peshën e mesazhit, duke vlerësuar revoltën e artistit, që bëhet edhe e tyrja.

“Nuk besoj se në një jetë ne arrijmë që të përfundojmë çdo gjë që është e mundur. Kam besuar gjithmonë tek mënyra e përbashkimit, ku me gjëra shumë të vogla bashkohen njerëzit, pa krijuar ndasi, pa përçarë për të sunduar. Jeta është më e madhe se vetëm unë apo ti, është si diçka që ndodh edhe ne mund të jemi pjesë e kësaj. Nëse e ndjejmë, besoj se gjejmë një formë që të na përbashkojë. Për mua kjo është jeta”, thotë Sata.

E ndiejnë thirrjen e këngës edhe emigrantët. Ata që, siç artisti rrëfen përmes poezisë, patën të vetmen zgjidhje të largohen nga vendi që të parët e mbrojtën me jetë.

“Nesër lind një diell i ri, tek kjo besoj, prandaj njerëzit duhet që të ngrihen vetëm, të krijojnë grupe edhe kështu dalëngadalë mund të bëjnë diçka. Nuk dua që t’ia adresoj këtë një grupimi, sepse mesazhi që ka kënga, por edhe që unë ja them edhe vetes sime është që të çohemi, edhe të tentojmë çdo ditë që të ndryshojmë gjërat, duke i bërë që të jenë si duhet. Sidomos veten”, përfundon Sata.

Ndaj, ka ardhur koha për të vrapuar, drejt mundësive, ka ardhur koha që rinia vetë të krijojë këto mundësi pa pritur nga pushteti. Është kjo rruga për “Me jetu”, sipas kantautorit Vlashent Sata. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani