Dojna Memës nuk i pëlqen aspak pyetja e ndjekëses për lindjen e fëmijës: Natyrale apo çezariane, nëna e sjell në jetë

Dojna Memës nuk i pëlqen aspak pyetja e ndjekëses për lindjen e fëmijës: Natyrale apo çezariane, nëna e sjell në jetë

Dojna Mema

Dojna Mema është në pritje të ëmbël ndërsa vijon të jetë aktive në rrjete sociale. Moderatorja nuk e ka pëlqyer aspak pyetjen e një ndjekësi nëse do të bëjë lindje natyrale apo çezariane. 

Ajo u shpreh se ka dashur që ta evitonte këtë pyetje pasi i duket totalisht e pavend.

“Kjo është nga ato pyetjet që unë do ta kisha evituar, por për sa kohë kam një Instagram publik, dua ti diskutojmë edhe ca gjëra që ndoshta shumë vajza që janë shtatzëna, bezdisen nga pyetje të caktuara. Sidomos shprehja “vetëm apo me operacion”, më duket totalisht e pavend, se duket sikur në rastin e parë e bën vetë, në të dytin nuk e bën vetë, ndërkohë që në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën dhe mbetet heroinë e vërtetë që kalon procesin e lindjes, sidoqoftë ai, natyral apo ai çezarian. Unë e kam lënë deri në momentin e fundit, do të jetë doktoresha ajo që do të më thotë cila është më e mira për mua”, shprehet Dojna.

Ndër të tjera, Dojna ka treguar në një bisedë me ndjekësit se një nga gjërat për të cilat është e lumtur ka të bëjë me babain dhe partnerin e saj, Vlashent Sata.

 “A e pate mundësinë ta prezantoje babin me Vlashentin?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren. Ajo nuk hezitoi t'i përgjigjej duke i thënë: “Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ja di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë.

Ishte shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit. Gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime”, tha ajo.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri