Këngë dhe valle, emigrantët kthehen për Vitin e Ri dhe gjallërojnë Shishtavecin (VIDEO)

Festa e Vitit të Ri ka gjallëruar fshatin e Shishtavecit në Kukës ku ardhja e 2020 është pritur ndryshe. Emigrantët janë kthyer në atdhe për të festuar me familjarët e tyre duke i dhënë më shumë jetë këtij fshati i cili në stinën e dimrit është gjatë gjithë kohës i veshur nga dëbora.

Pamjet që na vijnë nga Shishtaveci i ngjajnë një kartoline festive, të rinjtë që hedhin valle dhe këndojnë këngët tradicionale në qendër të fshatit duke i uruar njëri-tjetrit një vit sa më të mbarë. Gëzimit të emigrantëve i janë bashkuar edhe banorë të fshatit.

Qarku i Kukësit ka qenë dhe ndër më të prekurit nga emigrimi i të rinjve drejt vende të Bashkimit Europian duke ulur dhe numrin e popullsisë në këto zona. Por fundi i vitit dhe muaji Gusht është periudha ku emigrantët vendosin të kthehen në Shqipëri tek familjarët e tyre, duke i dhënë dhe një gjallëri të munguar këtyre fshatrave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer

VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer