Këngëtarja shqiptare: Dua të iki në Londër, por më mungon jeta e natës në Tiranë! Kur nisa studimet e larta, më paragjykonin se isha konviktore

Këngëtarja shqiptare: Dua të iki në Londër, por më mungon jeta e natës në Tiranë! Kur nisa studimet e larta, më paragjykonin se isha konviktore

Xheisara

Xheisara, këngëtarja shqiptare e muzikës pop e ka narë jetën e saj mes Shqipërisë dhe Anglisë. Teksa po punon për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria, shprehet se i mungon jeta e natës por nuk do ta ndërronte Londrën pasi i jep qetësi shpirtërore.

"Qëndrova tre javë, shkova për të mos u kthyer por punët më deshën të vija këtu. Jam midis Tiranës dhe Londrës për shkak të disa gjërave të mia personale.  Një javë kam punuar atje, dy javë kam dalë dhe e kam shijuar, u ftoha. E shoh Londrën si mundësi por më duhet ti vë gjërat në vijë dhe po punoj për një ikje njëherë e mirë. Në Shqipëri më rikthen puna dhe pasioni për muzikën, do ta bëj dhe atje. Por edhe dashuria për Tiranën. Me pak fjalë nuk e  di ku jam. Londrën nuk do ta ndërroja për qetësinë shpirtërore që kam, kurse Tiranën për jetën, jeta e natës", tha Xheisara në emisionin "Jeto me Orën".

Ndër të tjera kujton kohën kur erdhi në Tiranë dhe jetoi për 3 muaj në konvikt.

"Çfarë nuk kam bërë, nuk di çfarë të tregoj. Kur kam ardhur në fillim si studente kam qëndruar për tre muaj në konvikt të vajzave. Të gjithë atëherë të paragjykonin se isha konviktore. Njëherë me shoqen e ngushtë Albinën  zbresim te pallati i parë për të mos treguar se jetonim në konvikt. Të mendosh që ishte ora 4 e mëngjesit dhe do iknim me ato takat te dhoma. Thonë është mendjemadhe, ka shumë p**dhë, si dhe bën di budallaçkë.  Ngaqë jam shpirt i lirë më marrin për budallaçkë, por nuk jam”, tha Xheisara.

Xheisara u shpreh se ka pasur probleme me fytyrën, por nuk ka bërë asnjë ndërhyrje përvec buzëve.

"Unë jam superyll. Unë kam pasur shpesh probleme me fytyrën dhe aknet. Së fundi i kam kuruar dhe po kthehem në normalitet. Pjesa tjetër është në rregull. Përveç buzëve, jam si më ka bërë mami", tha Xheisara.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë