Keni dyshime për partnerin? Shenjat
që jeni lidhur me një burrë të vërtet

Keni dyshime për partnerin? Shenjat<br />që jeni lidhur me një burrë të vërtet
Një shprehje thotë që meshkujt mbeten gjithmonë famijë dhe kjo gjë i shqetëson femrat.
 
Për të mos patur më dyshime nësë partneri juaj është rritur apo ka mbetur i papjekur lexoni 12 pikat e mëposhtme.

1.Banesa e tij duket si një banesë, dhe jo një ‘kopsht zoologjik’ me rroba të hedhura përtokë, rrëmujë e pjata të palara.
 
2.Ai bën atë që do dhe është shumë i zoti të motivojë veten e vet.
 
3.Nuk ka nevojë për një ‘dado’. Pavarësisht situatës apo se sa i dehur është, ai arrin t’i rregullojë gjërat pa ndihmën e askujt.
 
4.Kur nuk është dakord me ju, ju kundërshton por e bën me qetësi dhe respekt.
 
5.I ka të përcaktuara prioritetet në mendje – dhe ju e dini se jeni një prej tyre. (Djemtë e papjekur pëlqejnë të luajnë e të eksperimentojnë kurse burrat kanë një drejtim).
 
6.Ai ju mbështet ju dhe ëndrrat tuaja, gjithmonë duke ju dhënë kurajo dhe i mbajtur gjërat pozitive.
 
7.Ai nuk ankohet sepse e di që ato nuk kanë asnjë rezultat.
 
8.Ai merr vendime, por është mëse dakord t’ju lërë ju të merrni "timonin".
 
9.Kur jeni vetëm, nuk i intereson asgjë tjetër përveç jush.
 
10.E pranon se është gabim kur është gabim.
 
11.Ai e di vlerën tuaj dhe ju vlerëson për atë që jeni.

12.Kujdeset për veten e tij, trupin dhe mendjen.
 
Redaksia online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv