Keni nevojë për ndihmë? Tani 
gjeni vetëm një numër "Alo 112"

Automjeti që shihni në këtë foto është një nga disa të tillë që do të vihen në funksion brënda muajit prill në rolin e patrullës rrugore të kryeqytetit e më pas në të gjithë vëndin.
policia rrugore

Ndryshimet do të prekin të gjithë automjetet e urgjencës përfshi ambulancat, zjarrfikset, policinë rrugore, policinë e rendit, patrullat lëvizëse si dhe rojen bregdetare.

Por si do të funksjonojë ky shërbim
Burime për ReportTV bënë me dije se në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është duke u testuar salla operative e emergjencave kombëtare e cila do të jetë sallë kordinuese me sallat operative në 12 qarqet e vendit.

Çdo telefonat e bërë në territorin e Shqipërisë për ndihmë do të kalojë në këtë qendër e cila më pas do kordinoj me spitalin, policinë, zjarrfiksen, rojen bregdetare apo policinë rrugore për të dërguar ndihmën e parë.

Report TV ka pyetur qytetarët nëse janë në djeni të numrave të urgjencës.

“129-ën e kam përdorur edhe urgjencën e kam përdorur, 127 në mos gaboj. Zjarrëfiksen jo, asnjëherë”, shprehet një qytetare e re në moshë. Ndërsa, një tjetër qytetare, rreth të 50-tave thotë se nuk i ka telefonuar asnjëherë numrave të emergjencës. E pyetur nga gazetari i Report Tv nëse e di në ç’numër duhet të telefonojë në një rast emergjence ajo përgjihjet me “jo”. Edhe një burrë rreth të 30-tave thotë se nuk është lidhur asnjëherë me numrat e emergjencës.

Por si funksionon sot ky shërbim 
Në përdorim janë 4 numra ku për tu lidhur me policinë është numri 129, zjarrfiksen 128, Ambulanca 127, policia rrugore 126.

Numrin 112 është numri i shërbimeve të emergjencës në të gjithë Europën dhe futja e Shqipërisë në centralin e përbashkët Europian të emergjencave pritet të sjell një përmirësim dhe për shërbimet që i ofrohen të huajve që vijnë në shqipëri qofshin ata turist apo shtetas të cilët kanë nevojë në rast rreziku.
 
Numrat e Emergjencës
Më poshtë mund të gjeni numrat e emergjencës se kryeqytetit. Nëse dini apo doni që të shtojmë dhe numra të tjerë në këtë faqe, ju lutem na kontaktoni.
• Ambulanca – 127 | 
• Zjarrfikset – 128 | 
• Policia – 129 | 
• Policia rrugore – 126 |

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan