E ndjeni stomakun të fryrë pasi keni ngrënë shumë? Ja disa metoda për t’u lehtësuar

E ndjeni stomakun të fryrë pasi keni ngrënë shumë? Ja disa metoda për t’u lehtësuar

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina. Sheqernat, brumërat apo çdo ushqim që konsumohet me shumicë ju lë pas ndjesinë e rëndesës në stomak.

Kjo gjendje aspak e pëlqyeshme dhe e mirë për organizmin, shkaktohet ndonjëherë edhe pa e kuptuar dhe zgjat për një kohë të gjatë. Por, cilat janë disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë?

Ecni

Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin. Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin.

Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Hidratohuni

Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem. Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë.

Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks

Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes. Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj.

Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Qetësohuni

Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm.

Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja lë qelitë e Durrësit, vendoset në Bllokun e Sigurisë në Tiranë