Keni një problem emergjent dhe doni të flisni me Ramën? Shkruani në këtë adresë

Keni një problem emergjent dhe doni të flisni me Ramën? Shkruani në këtë adresë

Çdo person që ka një problem dhe kërkon që t'i drejtohet kryeministrit apo ministrave të linjës nga sot mund të shkruajë në platformën e bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al. Kryeministri Edi Rama shprehet se skuadra speciale e platformës është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek ai dhe ministrat.

"Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve.

Nga sot ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al

Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I love you" shkruan Rama. 

Platforma e bashkëqeverisjes e krijuar për t'u dhënë zgjidhje problemeve të popullit nga sorollatjet e administratës, në dhjetor të vitit të kaluar u vendos në dispozicion të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa tashmë për koronavirusin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 01/04/2020 10:41

    Nuk kam marre pergjigje per ndihme nga juve ju lutem me ndimoni jam me foshnje 1 vjec nuk kam streh jetoj me baben e alkolozuar me qera nuk ka higjen e perballem me dhune nka ky person me ndimon ku te jetoj me femijen ju pergjerohem skam ku te shkoj mendoni ju lutem si prind i nje djali te vogel qe keni z Edi rama dhe z erion veliaj Me ndihmoni Ju lutemm nga ky alkolist ku te shkoj me dore ne zemer ju pergjerohem

    Përgjigju
  • Ela: 01/04/2020 10:37

    Mirmengjes! Me falni po eshte hera dyte kerkoj ndime nga ju jam me nje foshnje 1 vjece jetoj me baben e alkolizuar e njerken e paralizuar pa pencion me qera shtepia esht prish nga termeti une e foshnja cdo dite perballemi me dhune psikologjike e fizik kam nevoj per ndim nga ju ose Erion veliaj skam higjen kam hallin e foshnjes skam ku te shkooj juu luutemm z.Edi rama me ndihmoni

    Përgjigju
  • MERITA: 29/03/2020 06:14

    MIRMENGJES PRESIDETE EDI RAM BENE SHUM MIR QE EMBYLL POPULLIN NE SHTEPI SE ATA NUK ELUPTOJ KU SEMUREN DHE VIJ NE SPITAL DHE PASTAJ EKA FAJ DOKTORAT DHE SHTEI QE SI NDIMON UN QE TE SHKRUAJ JAN NJE NEN ME NJE FEMI JETIME QE ERIS PA NDIMEN E BABAJ TESAJ QE ESHTE SHTET EVROPINA SADO QE FITOVA DHE GJYQIN PO NUK MORA DO GJE LEK PRE VAJZEN SE DEKLARON PUN TE ZEZE AI DHE NJE BARE KAFE QE PATA ME QIRA UN EMBYLLA SE ME KAPEN DY TAVULLA DUHAN ME NJE GJOBE TRE MILJON LEK PO UN NUK PATA MUNDESI TI PAGUAJ KETO LEKE JAM SHUM KEQE NGA EKONOMI PRE TI PLOTESUAR KUSHTETE VAJZES UN JADI PRE NDER NJRÑE QYTETAR NGA VLORA ME KA HAPUR SHTEPIN QE FLE ME VAJZEN TIME TE AI ZOTRI BURRE PO TE LERKOJ NJE NDER SI PRESIDETE TE SHQIPERSI MBASE MA FALE ATE GJOBEN QE TE HAP PRAPE LOKALIN DHE TE VAZHDOJ PUNE QE TE USHQEJ NJE VAJZE QE ESHTE JETIME DHE TI PLOTESOJ ENDRAT E SAJ QE KA AJO EKAM VITE TE PARARE GJIMJAZ SE KAM DHE BORXHE NE SHTET JAM SHUM EVUAJTUR NGA JETE SE DHE UN JAM RRITUR JETIME PRESIDET KJO ESHTE JETA IM TE KERKOJ VETEM KETE NDER PRE GJOBEN E DUHANI NUK KAM MUNDESI TA PAGUAJ ME RESPEK MERITA SHAQIRI VLORE

    Përgjigju
  • GAMEND GJUZI: 24/03/2020 20:52

    Z EDI RAMA JAM.NJE BANOR I DURRSIT PREJ 5 VITESH ME VENDLINDJE TIRANE JAM ME GRUAN DHE CUNIN 3 VJEC JAM.NGA PERSONAT E PREKUR NGA TERMETI 26 NENDORIT KAM.PLOTESUAR CDO DOKUMENT QE ME ESHTE KERKUAR NGA BASHKIJA DUREES PALLATI KA DALE I PA BANUSHEM.DS4 KAM.MAR BONUSIN E QERASE VETEM.DHJETORIN DHE ME KAN HEQ NGA SISTEMI PER ARSYJE SE PASHAPORTIZIMIN E KAM.NE TIRANE NE BAZE TE CERTIF SE PRONESISE ME KA DAL ME 4 NENDOR DHE DUHESH TE SILLJA PASHPORTIZIMIN KETU NE DURRES MKAN VON DHE GJOBE 100 MIJ.LEK. E PARA UNE NUK DIJA ASGJO NE.LIDHJE.ME.KET PROBLEM QE DUHET TI SILLJA KETU NE DURRES. KAM.APLIKUAR NE PROGRAMIN ONLINE.TLPER RINDERTIMIN. SHTEPUNE.E.KAM MAR ME.KREDI PAGUAJ AKTUALISHT NJI KREDI 200 MIJ.LEK BANKA THETER E KA PEZULLU QE NE KOHEN E TERMETIT KREDIN.TJETER JAM.ME QERA NE BAZ TE URDHERIT TUAJ QE DO NDIHMOHEMI ME BONUSIN NGA SHTETI SHYQYR QE DOLEM.TE GJALLE DHE JETA VAZHDON. TANI JEMI ME NJI RROGE ME FEMIJ TE VEGJEL DHE KEMI VESHTJERSI TE.MEDHA JETESE. NUK PO KERKOJ ASGJE APSRRAKTE KERKOJ ATE QE JU URDHERUAT KAM JANAR SHKURT MARS PAGUAJ NGA XHEPI QERANE PLUS KREDINE JU LUTEM SHM.SHIKOJENI KETE PROBLEM JEMO FAMILJE E.MADHE TIRANSE DHE TE KEMI VOTUAR 28 PJESTAR TE FAMILJES SEPSE KEMI BESIM.TEK JU. JU.LUTEM.SHM ME NDIHMONI TE.MBIJETOJME.ASGJO TJETER SPO KERKOJ BASHKIJA DURRES ME KA LEN NE MES 4 RRUGVE KAM KRAHUM.TE DEMTUAR NGA TERMETI PER ARSYJE SEPSE KAM THYER NJE DERE TE BLINDUAR TEK.PALLATI IM MOMENTIN QE RA TERMETI SEPSE NXORRA DY PLEQ NGA SHTEPIJA JU LUTEM.SHM.NA NDIHMONI TE JU NDIHMOJME SKAM.KU TJTER TE PERPLASEM. BASHKIJA TE.ME.JAPI NDIHMEN QE ME TAKON DHE LE TE.ME.MBYLLI BRENDA NE SHTEPI DHE TE DAL NJE HER NE JAVE SKAM.PROBLEM SEPSE ESHTE E DREJTE NE KOHET E VESHTIRA QE KALOJME JU LUTEM.SHM.SHIKOJENI KETE.PROBLEM NUL.JU SHKRUAJ ME.DHE AS NUK.KERKOJ MO ASGJO PALLATIN KIR TE MUNDESH SHIKOJE ME.INSTANCAT PERKATESE NUK.BOHEM TE GJITJA PERIHER TE PAKTEN NA JEP CA NA TAKON TE JETOJME.QETE ME.FAMILJET TONA SKEMI KU.MARIM.MO.AS BORXHE KENA NJI.JAVE HAME PETLLA HALLIN E FEMIJES KAM.SE UNE NUK VDES PER BUK.AS NJI DIT AS 20 DIT JU LUTEM.SHM.JENA NE HALL TE MADH NESE DHE JU NUK.REAGONI.PER KETE PROBLEM. PA CKA SE JAM.I SIGURTE QE KETO FJALE ZDO I DEGJOJE ASKUSH. DESHPERIMI.NGANJEHER NA BEN MOS DIJME.CFAR THEMI. RESPEKTE Z KRYEMINISTER. RESPEKTE.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/03/2020 19:44

    Jepi Edo Gjigand Je.

    Përgjigju
    • Artur: 24/03/2020 19:53

      Je i madh ed rama

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh