Keni probleme me gjumin? Ja si të
zgjoheni në mëngjes pa pirë kafe

Keni probleme me gjumin? Ja si të<br />zgjoheni në mëngjes pa pirë kafe
Është e vështirë të zgjohesh pa nxitjen që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve kanë nevojë, sidomos në mëngjes.

Studiuesit thonë se momenti më i mirë për ta pirë një kafe nuk është në mëngjes herët , edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk arrijnë të zgjohen pa pirë kafe.

Ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin me këmbë të mbarë edhe pa pirë kafe.

Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë
Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji.
Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

Uthulla e mollës
Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të mëngjesit uthullën e mollës, janë dashuruar me të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë.
Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër. Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv