Keni probleme me mbipeshën, shikoni nga çfarë rrezikoheni

Keni probleme me mbipeshën, shikoni nga çfarë rrezikoheni

Ata që janë mbipeshë kanë më shumë rrezik të nisin cigaren.

Zakonisht rreziku shtohet te gratë kur i kalojnë 80 cm perimetër të belit, ndërsa për meshkujt, kjo shifër qëndron në 94.

Sipas studimit të kryer nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin dhe të publikuar në “British Medical Journal”, kush bashkëjeton me kilet e tepërta mund të bëhet edhe duhanpirës.

Përfundimi është arritur nga analizimi i të dhënave të 430 mijë personave.

Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes indeksit të masës trupore, përqindjes së yndyrës në trup dhe perimetrit të belit me prirjen për të pirë cigare.

Sipas tyre, lidhja mes dhjamit dhe ekspozimit ndaj duhanit mund të ketë bazë biologjike njësoj si të gjitha sjelljet e varësisë, që e shtyjnë atë që ha shumë të kërkojë qetësinë te nikotina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd

Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd