KENIA - Shoqata për mbrojtjen e kafshëve të egra në Kenia tha se është vënë në ndjekje të një rrjeti që dyshohen për vrasjen e një familje të madhe elefantësh.
Vrasjet e fundit të 11 elefanëtve u kryen në Parkun Kombëtar të Tsavo-s, në të cilin rrijnë rreth 13,000 elefantë.
Sipas një raporti të tyre rreth 100 elefantë vriten për fildishin e tyre çdo vit nga kontrabandistë në Kenia.
Kenia kohët e fundit po mban një qëndrim të ashpër kundër tregtisë së fildishit ndaj rritjes së kërkesës nga ana e Azisë. Shpesh fildishi i elefantëve i njohur si floriri i bardhë dërgohet kontrabandë në kontinentin aziatik për t’u përdorur në stolitë dhe në mjekësinë tradicionale.
Pavarësisht se në Kenia tregtia e fildishit është e ndaluar që, nga viti 1989 ka gjuetarë të jashtëligjshëm që masakrojnë elefantët për fildishin, që është mjaft i shtrenjtë.
/Shqiptarja.com