Rreziku nga kërcënimet e “ISIS” për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit Genc Merepeza i cilëson kufijtë të sigurtë për momentin, por shton se vigjilenca është maksimale.

2 vendet tona kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqanit edhe sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë siç është Siria. Bashkë më sistemin janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbërt”, - tha Merepeza.

Intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi prej disa vitesh operojnë përmes pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Muriqan, e që pritet të shtrihet shumë shpjet si praktikë edhe në pikën e kalimit kufitarë të Hanit të Hotit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)