Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt jehonë në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë

Kërcënimi i Erdogan ndaj Haradinajt jehonë në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar kërcënimin që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj shefit të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar. Në mbrojtje të tij kanë dalë zyrtarë institucional dhe nga qeveria civile. Presidenti i Turqisë ka qortuar kryeministrin e Kosovës të shtunën pasi kritikoi dëbimin sekret të gjashtë shtetasve turq për të cilët Turqia thotë se janë mbështetës të grushtshtetit të vitit 2016, raporton 'zeri'.

Washington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI’së. “The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.

Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt. Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC News. Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në New York Daily News.

“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan. Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.

Menjëherë pas deklaratës së Erdogan ka reaguar këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, i cili doli në mbrojtje shefit të tij. Po ashtu reagim kishte nga Besnik Tahiri,zyrtar i qeverisë. Kundër deklaratës së kreut shtetëror në Ankara kanë dalë edhe pjesëtar të shoqërisë civile.

Haradinaj pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Shefin e AKI’së. Ndërkohë tha se ka nis punën për ‘hetim dhe inspektim’ të rastit që ndodhi të enjten e kësaj jave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/04/2018 13:18

    Hera e pare qe Ramushi ka reaguar sic duhet, madje eshte pergjigjur direkt duke thene; Nuk jam vellau jot! Duhet larguar sa me shpejt influenca turko ruse nga Shqiptaret nese duam te jemi europiane.

    Përgjigju
  • Hasani: 01/04/2018 13:07

    Deboni edhe turqit si ruse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë