Kërcënimi nga Irani ndaj Shqipërisë, paralajmëron sulm me dronë në kampin MEK në Manëz

Kërcënimi nga Irani ndaj Shqipërisë, paralajmëron sulm me dronë në kampin MEK në Manëz

Kampi MEK, Manëz

Garda Revolucionare e Iranit po kërcënon për sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izrael si edhe ShqipërI. Në një video të publikuar në rrjete sociale, duket se janë vendosur objektivat në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Kujtojmë se më parë, gazeta britanike ‘Daily Express’ i dedikoi një artikull sigurisë në Shqipëri duke shkruar se pritet një kërcënim nga regjimi Iranian për shkak se opozita MEK është strehuar në Manëz.

Ashtu sic duket në video, mnë parë gazetarët britanikë thonin se Irani kishte lëshuar një kërcënim se do të godiste me raketa balistike kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Ky kërcnim për sulm ishte shpërndarë nga agjencia e lajmeve “Fars Neës Agency”.

Kërcënimi për sulme me dron vjen pasi Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani.  Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS.  Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/11/2022 18:43

    Edvin shkjaun shqipfolës do e mbron vllau Vucic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut