Kërcënohet kryetari shqiptar i komunës së Çairit në Shkup

Kërcënohet kryetari shqiptar i komunës së Çairit në Shkup

Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu ka denoncuar të premten në mbrëmje se është kërcënuar përmes telefonit nga një përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Zoti Ganiu e ka paraqitur rastin në polici, ku ka thënë se kërcënuesi ishte prezantuar si Muharrem Hasani dhe ishte shprehur se: “Ti dhe Izet Mexhiti do ta gjeni veten të paluar në rrugë” dhe se kishte vazhduar me sharje dhe ofendime të rënda.

Ganiu, i cili ndodhet në mandatin e tretë në krye të Çairit, një komunë e banuar me shumicë shqiptare brenda kryeqytetit, i ka thënë televizionit Alsat në Shkup se kërcënimet vijnë pas prononcimit në media se “zgjedhjet e kryetarëve të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim bien ndesh me statutin e partisë”.

Visar Ganiu është pjesë e fraksionit të BDI-së të njohur në publik si “grupi i zjarrit” ku bëjnë pjesë ish-nënkryetari i partisë dhe ligjvënësi Izet Mexhiti, dy deputetë të tjerë, kryetari aktual i komunës së Sarajit në Shkup, Blerim Bexheti dhe ish zyrtarë të lartë të BDI-së.

Aktualisht, partia më e madhe në pushtet, BDI ndodhet në një fushatë riorganizimi të brendshëm, përkatësisht të zgjedhjes së kryetarëve të degëve dhe nëndegëve të saj. Muharrem Hasani është kandidat për kreun e degës së Butelit në Shkup. Ai po ashtu është zëvendës-drejtor i Agjencisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Zoti Hasani ka përgënjeshtruar në rrjetet sociale akuzat e zotit Ganiu duke i quajtur shpifje dhe të pavërteta.

“Shpreh keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë”, shkruan zoti Hasani.

Përplasjet brenda BDI-së filluan pas pakënaqësisë dhe reagimeve të zyrtarëve të njohur tani si “grupi i zjarrit” ndaj ministrave të BDI-së në qeveri, sidomos ndaj Zëvendës-kryeministrit Artan Grupi, për të cilin pjesëtarët e fraksionit thonë se vepron në pushtetin ekzekutiv pa u këshilluar me kryesinë e gjerë të partisë.

Ndërkohë, BDI-ja vlerëson se sipas statutit nuk mund të ketë fraksion brenda partisë dhe se kjo është një mënyrë për largimin e këtij grupi nga postet partiake. Ndërkaq, analistët thonë se “grupi i zjarrit” mund të formojë një parti më vete, eventualisht të bëjë koalicion në zgjedhjet e radhës me opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. VOA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja