Kërcënohet me jetë Angel Di Maria: Nesë kthehesh, të vrasim një familjar

Kërcënohet me jetë Angel Di Maria: Nesë kthehesh, të vrasim një familjar

Angel Di Maria

Sulmuesi i kombëtares argjentinase, Angel di Maria është kërcënuar pasi deklaroi se do rikthehet në vendlindje për të mbyllur karrierën me klubin e Rosarios. Mediat në Argjentinë thonë se një makinë la një shënim para shtëpisë së Di Marias ku aktualisht jetojnë familjarët e tij.

Në të i sugjerohej Di Marias të mos kthehej në Rosario pasi në të kundërt do vrisnin një familjar të tij.“Ne nuk lëmë shënime letre. Ne lëmë plumba dhe njerëz të vdekur pas”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Rosario, vendi i një prej qendrave agro-portuale më të mëdha në botë, së fundmi ka pasur një rritje intensive të dhunës nga grupet e trafikut të drogës pasi qyteti shërben si një nyje për trafikun e drogës nga vende të tjera. Vitin e kaluar, i njëjti kërcënim iu bë edhe Lionel Messit.

"Ky lloj kërcënimi sjell shumë trazira sociale dhe ky është qëllimi i tyre, të frikësojnë popullatën, të godasin figurat publike", tha Esteban Santantino, i cili punon për qeverinë lokale.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues