Kërcënoi fqinjët me motosharrë, gjykata gjermane gjobit me shifër të majme ish-portierin e Milanit
Jens Lehmann pas mbërritjes së tij në gjykatën e rrethit Starnberg
Jens Lehmann, ish-portieri gjerman, është gjobitur me 420 mijë euro nga një gjykatë në Starnberg, për shkak të një konflikti me një fqinj të tijin.
Bëhet fjalë për disa akuza që janë ngritur kundër tij në vitet 2021 dhe 2022. E para, siç raportohet nga mediat gjermane, ka të bëjë me një sulm agresiv që Lehmann dyshohet se i ka bërë një fqinji, duke u ngjitur në çati dhe duke filluar ta dëmtojë atë me sharrë elektrike.
E dyta është për mashtrim me një parkim në aeroportin e Mynihut. “Bild”, gjithashtu specifikon se “një dëshmitar raportoi se çfarë mashtrimi përdori Lehmann për të shmangur tarifat e parkimit”.
Ajo që e tradhtoi ish-portierin ishte vëzhgimi me video. Ndaj Jens Lehmann, tashmë 54 vjeç, ishin ngritur akuza penale nga ana e fqinjit, ndaj të cilit do të paguajë pjesën më të madhe të gjobës.
54-vjeçari ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Neymar, baba për herë të tretë: Zbulon emrin dhe gjininë e bebit
20 Korrik, 11:53
-
Shqiptari vret bashkatdhetarin në Gjermani
19 Korrik, 13:11
-
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
18 Korrik, 09:44
-
Berlini përgatitet për një presidencë të mundshme të Trumpit
18 Korrik, 08:57
-
Gjermania refuzon sërish thirrjet për të dërguar aeroplanë luftarakë në Ukrainë
15 Korrik, 16:40
-
Sulm me armë në Gjermani! Autori vret dy persona dhe më pas veten
14 Korrik, 17:10
-
Gjermani/ U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari humb jetën në spital
14 Korrik, 14:06
-
Zbardhet plani i Moskës për të vrarë kreun e kompanisë gjermane që prodhon tanket Leopard
13 Korrik, 11:10
-
Detaje të reja nga skandali seksual në kampin e Shqipërisë në Dortmund, 18-vjeçarja ishte në kontakt me 26-vjeçarin shqiptar
12 Korrik, 15:09
-
Euro 2024/ Finale mbretërore në Berlin, gjithçka duhet të dini për përballjen Spanjë - Angli
11 Korrik, 09:36
-
Akuzohet për përdhunimin e punonjëses 18-vjeçare në hotelin e Kombëtares në Gjermani, 26-vjeçari ishte pjesë e stafit të FSHF-së! Bild jep detajet: Shqiptari e futi me forcë në kuzhinë
9 Korrik, 17:39
-
Ministri Hasani merr pjesë në Samitin e NATO-s në Washington, në fokus ndryshimet klimatike
8 Korrik, 12:42