Një 36-vjeçar ka ofenduar dhe kërcënuar me jetë drejtorin e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit duke i thënë se e heq qafe me 5 mijë euro. Përplasja ka ndodhur në ambientet e urgjencës paraditen e ditës së sotme rreth orës 10:00.
Në kohën ku në të gjithë spitalet e vendit për shkak të koronavirusit është vendosur një kordon sigurie dhe fillimisht bëhet një triazhim në hyrje të urgjencës për çdo pacientë që paraqitet në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, 36-vjeçari nuk ka respektuar këtë rregull dhe ka vendosur të kalojë këtë kordon sigurie dhe personelin e vendosur aty dhe të hyjë në korridorin e Urgjencës, me arsyetimin se do të takonte një familjar që ishte i shtruar aty. Për këtë veprim i është tërhequr vërejtje nga drejtori i urgjencës.
Në një prenoncim për Report TV, Ergys Mici, drejtori i urgjencës Elbasan u shpreh se "i ka tërhequr vëmendjen të riut duke i thënë të tregohet i kujdesshëm dhe të paraqitet në triazhim ku i bëhen disa pyetje nga personali mjekësor. Por ai nuk ka pranuar.'
Pasi iu kërkuar nga drejtoi i urgjencës ta bëntë një gjë të tillë, autori nuk pranoi dhe nisi ofendimet dhe kërcënimet me jetë duke i thënë se 'e heq qafe me 5 mijë euro'. I riu ka tentuar dhe të gjuaj me çantë drejtorin e urgjencës në sy të personelit të sigurimit, por është ndaluar nga ky i fundit.
Tashmë ndaj 36-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kërcënimin e kryer brenda Urgjencës së Elbasanit.
-
Fundurrinat elbasanas bajga fshatare
Përgjigju -
U bene barbonat ganstera. Te q* breshka. Mendje te vrasja e’kane keta shpellaret. Shqipëria vend i bekuar me njerez te mallkuar, djallzuar.
Përgjigju -
Po roje tek dera nuk kishte spitali? Asnje nuk duhet lejuar ne spital pa nje lejekalimi nga ekipi I triazhimit.
Përgjigju -
Ne keto momente qe ,Doktoret e infermieret jan ne krye te luftes,ky moster i kercenon?...te zbatohet ligji i luftes per çdo person qe thyen rregullat.
Përgjigju -
po mbase ka thene nje te vertete per shqiperine ... se te tille njeres e me te tille standart te ulet qe ka ne shqiperi .... per 5000 euro e kane per nder te te heqin qafe ...
Përgjigju -
Ky duhet rrahur vendshe me shufra hekuri. Qe per 6 muaj te mos ngrihet nga krevati. Me llumin duhet dore forte, ndryshe ai te ve perpara.
Përgjigju -
Në gjendje të lirë.... BURG për këtë dhunues BURG
Përgjigju -
gjoben 700.000 lek dhe arrest shtepie. Se si karafil qe eshte do e thyeje dhe te rroje ne mal me ariun.
Përgjigju -
Cfare gjendje te lire more? Ne te tille kohe na kercenoka drejtorin ne mes te dites dhe nuk e rrasen brenda????
Përgjigju -
Policia duhet ta rrase brenda kete vrases me pagese, kete perbindesh. Thyjani kembet, shkeleni me kembe kete vrases.
Përgjigju -
Cfare shtet leshi, thyjani brinjet horrit, si kercenon drejtorin nje monster , thyjani kockat
Përgjigju-
Policia duhet ti kērkojē falje si fillim...pastaj qeverria ti rregulloj ndonjē tendēr a ndonjē pagē lufte se po shpenzon 5000€ ky hallexhiu !.
-









Komente
Komento