Kërcënonte gruan se do ta vriste, arrestohet 43-vjeçari në Laç! Në banesë i gjenden 3 armë

Armet e sekuestruara

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar gruan e tij. Policia thotë se ka marrë njoftim se në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë.

Si rezultat i ndërhyrjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale" Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" , "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike ".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë:



×

Lajmi i fundit

John

Ukraina akuzon SHBA-në se po dëmton ekonominë duke nxitur panik për luftën