Sherri për shezlongët në Shëngjin! Nën hetim edhe vëllai i Armando Markut, goditi gruan e Paris Dedës
Foto nga policia në zonën ku ishte përplasja
SHËNGJIN- Një sherr për shezlongët përfundoi me plagosjen e Armando Markut ditën e djeshme në zonën e Kunes. Teksa vijon të kërkohet Paris Deda, 35 vjeç i cili goditi me lopatë biznesmenin Marku, është hetuar në gjendje të lirë edhe vëllai i këtij të fundit.
Erjon Marku, 41 vjeç goditi gruan e Paris Dedës, 46 vjeçe gjë që ka nxitur më pas konfliktin. Marku është në spital dhe po merr trajtim mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës, për të cilën pretendonin pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë.
Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët të dielën ishin të shumtë në zonën e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda.
Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.
A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
67.2%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1986
Lajme të tjera
-
Kampet e emigrantëve, avancojnë punimet në Shëngjin e Gjadër! Emigrantët e parë priten në fund të nëntorit! Report Tv sjell pamjet me dron
8 Maj, 12:10
-
Përkujtohet ditëlindja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti! Veprimtari në memorialin e Skënderbeut në Lezhë
6 Maj, 11:52
-
Shëngjin/ ‘Rana e Hedhun’ tërheq turistët e huaj me kampera: Perlë e bregdetit shqiptar, ia vlen të vizitohet
5 Maj, 16:03
-
‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve
5 Maj, 14:20
-
VIDEO/ Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur
5 Maj, 13:48
-
Mirditë/ Motori del nga rruga dhe aksidentohet, plagoset rëndë 46-vjeçari, shtrohet tek Trauma
4 Maj, 15:23
-
Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë
4 Maj, 10:57
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët
3 Maj, 09:38
-
"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!
2 Maj, 16:07
-
Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë
2 Maj, 13:46
-
VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar
1 Maj, 16:45
Prandaj nuk vendoset pronë private dhe tokë e xanun në plazh o kryekarër bashkie,këto lloj probleme do nxiten si me pushuesit dhe me te ashtuquajturit pro(n)karë...
Përgjigju