'Ultimatumi' i Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit dhe Turqisë, pasi mes vëllezërve s'ka borxhe

"Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s'ka borxhe". Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t'i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë.  Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.

Madje Presidenti turk vendosi afate kur tha se hapat konkrete duhen ndërmarrë para Muajit të Ramazanit që ai të vinte për inaugurimin e Xhamisë së Madhe. 

Ai e kushtëzoi vizitën e ardhshme me goditjen e elementeve të organizatës së njohur me inicialet FETO, të drejtuar nga Fetullah Gulen, kundërshtari politik i presidentit Erdogan dhe të klasifikuar si organizatë terroriste pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.

Erdogan tha se “çështjen e FETO-s e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 21/01/2022 11:11

    Po po ashtu thua ti, prit pak sa te vije ne viziten e dyte… a do mendosh njelloj…Nuk je politikan o Rama, thjeshte nje vegel qe te perdorin gjitha rrymat anti-shqiptare.

    Përgjigju
  • Ariu: 20/01/2022 18:12

    Mire bere qe ja the tani, tja kishe thënë me para kete fjal do ju hanit m pallateve dhe spitalit

    Përgjigju
    • 24 prill 1915: 21/01/2022 14:15

      Ah popull qe ska per te vene ndonjehere mend, qe genjehet me lepirese, qe i lejon hajdutet tju shiten si bamires. Popull pa identitet qe vin kush te doje dhe ben si padron dhe kujdestar. Prit te vije ndonje dite Imran Khani nga Pakistani dhe te thote: "Shqiptaret, vellezerit tane" dhe te sfidoje Erdoganin se kush ben xhamine me te madhe.

  • Fetullah Gülen: 20/01/2022 17:26

    Satrap anadollak!

    Përgjigju
  • fre: 20/01/2022 15:03

    HAHAHAHAHA, o budalla, je plot me borxhe , je borxhliu me i madh ne historine e shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët