Kërkesa e Holandës, Cakaj në Report Tv: Nuk do të ketë rikthim të vizave

TIRANE-Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj  i ftuar në studion e Report Tv me gazetarin pas vendimit të parlamentit holandez dje për t'i kërkuar Brukselit që të rikthejë vizat për shqiptarët për shkak të rritjes së kriminalitetit garantoi qytetarët që të rrinë të qetë, pasi nuk do të ketë rikthim pas. Për Cakajn vendimi ka ardhur si rrjedhojë e situatës politike aktuale në Holandë për shkak të zgjedhjeve, por KE do ta rrëzojë, pasi Shqipëria nuk ka cënuar asnjërin nga kushtet, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.

"Dua të sqaroj se nuk do të ketë tërheqje të vizave për shqiptarët, pasi nuk janë kushtet teknike. Vendimi i parlamentit është propozim për qeverinë dhe qeveria duhet ti adresohet komisionit Europian. Një vendim i tillë është i motivuar politikisht, rezultati i zgjedhjeve të fundit rajonale në Holandë ka shfaqur më shumë populizëm dhe eurospekticizëm dhe tani janë zgjedhjet e PE. Kjo është prapavija politike. Heqja e vizave është e pamundur. Nuk do të ketë heqje të vizave. Qëndrimet politike janë të motivuara mbi kalkulimet elektorale.

KE shqyrton kriteret për heqjen e vizave, nëse ka rritje mbi 50%, nëse ka rritje mbi 50% të azilkërkuesve, nëse kërcënohet siguria publike nga qytetarët e vendeve anëtare apo nëse nuk ka bashkëpunim për kthimin e shtetasve shqiptarë. Nëse konstatohen se këto kritere janë përmbushur atëherë rrezikohet. Por nga të dhënat nga Holanda dhe që kemi ne, këto kushte nuk janë plotësuar.



Ne jemi në komunikim, është rast i izoluar, pa efekt domino. Bashkëpunimi mes institucioneve jo vetëm që ka rritje, por edhe rezultate. Kooperimi do të rritet më tutje, kemi probleme me krimin, shqiptarët janë përfshirë me krimin në vendet e anëtare, por nuk është vetëm fenomen shqiptar. Kriminaliteti nuk është i brenda shkruar në strukturën etnike, por rrjedhojë e bashkëpunimit të grupeve kriminale ndërkombëtare".

Por a është vendimi aktual i parlamentit holandez për Shqipërinë, një paralajmërim i asaj që do të mund të ndodhë për negociatat? Gent Cakaj e mohon një gjë të tillë, pasi shikon zhvillime pozitive pas zgjedhjeve në muajin maj. Ministri në detyrë tha se Shqipëria do të zhvillojë një fushatë lobimi në fuqishme në vendet anëtare për t'i bindur për vendimin për hapjen e negociatave.

"Pas momentit të zgjedhjeve, të majit dhe publikimit të raportit të progresit, ku presim rekomandim të pakushtëzuar edhe disponimi i vendeve anëtare do të ndryshojë, do të jetë pritshëm në favor të Shqipërisë. Arbitri më i lartë për interpretim të Shqipërisë është KE, në presim rekomandim pozitiv.  Jo vetëm për Holandën, por trendet populiste janë në rritje e sipër në Europë dhe procesi i hapjes së negociatave nuk është i lidhur vetëm me reformat në Shqipëri, por edhe punët e brendshme në vendet e BE-së. Në takon të zhvillojmë një fushatë lobimi.

Cakaj nuk pranoi që të komentonte deklaratën e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili sot u shpreh se deputetja që mori nismën për mocionin për rikthimin e vizave për shqiptarët është mike e Bashës. "Jam këtu për të folur për cështje institucionale dhe politike, jo të jap opinione. Unë e interpretova procesin parimisht, nuk lëshohem në komentimin e emrave të veçantë".

Por cfarë ndodh nëse Shqipërisë nuk i jepet drita jeshile për negociatat në qershor? "Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për të kontrolluar dinamikën e brendshme të vendeve anëtare, ne në fund të majit presim lajmin, në qershor vendimin. Nëse Shqipëria ka plotësuar kushtet kjo tregon seriozitetin e qeverisë. Kaptina tjetër e vendeve anëtare tejkalon mundësinë e ndikimit tonë. Skepticizmi nuk lidhet direkt me Shqipërinë, por ka shtete se kërkojnë një reformim të brendshëm njëherë".  

Përpos negociatave dhe debatit të fundit për kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, një tjetër cështje që u diskutua në studio ishte edhe 'fshesa' Cakaj në diplomaci, pasi largimeve në muajin e fundit në përfaqësitë shqiptare në botë. Ai deklaroi se do i shkojë deri në fund lëvizjes, madje duke kërkuar ndryshimin e ligjit për shërbimin diplomatik.

"Fokusi nuk është vetëm në një pikë. Ne punojmë në disa drejtime, ministria punon në mënyrë paralele në shumë fusha, nga politikat e rajonit deri te marrja e vendit në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022. Integrimi europian dhe kryesimi i OSBE-së kanë qenë në fokus të angazhimit. Kemi edhe organizime organizative. Ne jemi tepër vonë me këtë reformë. Unë do të shkojë deri në fund, ndryshimin e ligjit për shërbimin diplomatik, që shërbimi të depolitizohet. Jam gati që të përgjigjem se për secilin vendim që kam marrë".

Opozita ka deklaruar se lëvizjet e fundit të Cakajt kanë qenë kundër Bushatit duke larguar njerëzit që ai kishte emëruar në 5 vite, por ministri aktual në detyrë i hedh poshtë pretendimet. "Ministri Bushati ka qenë ministër i shkëlqyer, është mik, korrekt, bashkëpunëtor i veçantë. Lëvizjet janë për një shërbim diplomatik ndryshe.

Nuk do të lëshohem asnjëherë në komentet e politikës ditore, që mëtojnë të hedhin dritë negative. Me Bushatin kam punuar që kur kam qenë zv/ ministër, takohemi vazhdimisht në strukturat e PS-së dhe konsideroj që duhet të flasim për efektet e vendimeve dhe jo marrëdhënia personale. Bushati është një figurë e jashtëzakonshme me kontribut të paçmuar
".

Në fund të intervistës, Cakaj kishte një mesazh edhe për Presidentin e Republikës, Ilir Meta që nuk e njeh si Ministër i Jashtëm, pasi nuk pranoi që ta dekretonte. "Unë jam ministër në detyrë. I ushtroj të gjitha kompetencat, por nuk jam i formalizuar. Për Presidentin dua të them, se e respektoj institucionalisht deri në fund" përfundoi ai.

Ora 18:53
Ministri në detyrë për Europën e Punët e Jashtme Gent Cakaj Cakaj në Report Tv: Nuk do të ketë rikthim të vizave
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja