Komisioni europian ka nisur vlerësimin e kërkesës së paraqitur nga Holanda për pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e tij Natasha Bertaud.

Ajo tha se KE-ja duhetë të shqyrtohet me kujdes bazuar në informacionet relevante, teksa theksoi se vlerësimi do të duhet të adaptohet edhe nga këshilli.

Ajo nuk bëri parashikime mbi rezultatin e procesit por sqaroi se vendimi për pezullimin e vizave nuk mund të merret aq lehtë ndaj duhet të paraprihet me një analizë mjaft e kujdesshme.

Holanda miratoi në parlament një rezolutë, të cilën ia dërgoi KE-së duke i kërkuar që të pezullojë lëvizjen e lirë për shqiptarët për dy arsye, e para nivelin e kriminalitetit dhe e dyta fluksin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët kërkojnë edhe azil.

Por në vitin 2015 numri i azlikërkuesve ka qenë 1005 dhe në 2016 ka shkuar në 1665 në vitin 2017 ka rënë në 365 dhe në vitin 2018 ka pasur 550 shqiptarë që kanë kërkuar azil, por ashtu edhe niveli i kriminalitetit është shumë i vogël.