Parlamenti shqiptar i kërkon Institutit të Studimeve të Krimeve dhe pasoja të komunizmit në Shqipëri të krijojë një regjistër online për të gjitha krimet dhe aktet barbare të kryera në periudhën e diktaturës.
 
Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të parlamentit ku kërkon nga Insitiuti “Krijimin e një regjistri në formë elektronike, për përpunimin e të gjithë dokumentacionit për krimet e regjimit komunist në Shqipëri me akses publik ndaj qytetarëve.
 
Një tjetër kërkesë e rëndësishme e parlamentit është ajo për të hedhur dritë për mënyrën se si u krijua komunizmi në Shqipëri dhe si funksionoi për më shumë se 4 dekada.
 
“Identifikimin e akteve ligjore dhe nënligjore, sekrete dhe jo sekrete, të përgatitura apo të miratuara nga organet e autoritetet shtetërore dhe Kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe e funksionimit të të gjithë aparatit të sistemit komunist",  sqarohet në kërkesën e kuvendit e cila kërkon që çdo gjë sekret dhe jo sekrete të bëhet publike.
 
Këto kërkesa i janë përcjell institutit të studimeve të krimeve të komunizmit më 20 prill 2014 dhe duhet të realizohen përgjatë vitit 2017.
 
Përgjatë regjimit komunist në Shqipëri u kryen me mijëra krime e procese gjyqësore të inskenuara ndaj intelektualëve e personave që kundërshtuan regjimin, ndërsa shumë prej tyre në internim e më pas ekzekutim dhe sot janë ende pa një varr apo familjarët pa eshtrat e tyre.

vendimi i parlamentit

vendimi i parlamentit
vendimi i parlamentit

vendimi i parlamentit

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)