Kërkesa e Prokurorisë, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtërinjve

Kërkesa e Prokurorisë, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtërinjve

Valdrin Pjetri

SHKODËR-Pas kërkesës së Prokurorisë, bëhet e ditur se Valdin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtërinjve në Institutin e Policisë Shkencor në Shkodër, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Lajmi është konfirmuar për gazetaren e Report Tv, Xhensila Kodra. Bëhet e ditur se tashmë këto shenja të gishtërinjve do të krahasohen me ato që priten të mbërrijnë nga autoritetet italiane, ku do të zbardhet e vërteta ligjore lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja. Këta të fundit kanë publikuar një dokument, sipas të cilëve është marrë nga kuestura e Firences dhe tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës, pikërisht pas këtyre akuzave. Lidhur me këtë ka pasur një reagim edhe nga ana e kryeministrin Edi Rama, i cili njoftoi se Pjetri dhe PS-ja i kanë rrugët e ndara. Me tërheqjen e tij, Shkodra vijon të drejtohet nga Voltana Ademi, edhe pjesë me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste.

Konstituimi i Këshillit u bë ditën e djeshme në ambientet e bibliotekës së universitetit "Luigj Gurakuqi", ku nuk munguar përplasjet e mbështetësve të PD-së me uniformat blu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës