Kërkesa e Shkëlzen Berishës, që largoi prokurorin nga hetimi

Kërkesa e Shkëlzen Berishës, që largoi prokurorin nga hetimi

Hetimet e prokurorisë së Tiranës mbi mënyrën e privatizimit të kompanisë energjitike të shpërndarjes OSSH, tek Çekët e Çez, kanë avancuar, dhe se pritet që në ditët në vijim të thiren për të dëshmuar dhe personazhe të tjerë të politikës, që menaxhuan procesin e privatizimit në vitin 2009.

Teksa hetimet kanë përparuar për këtë dosje shumë të përfolur e cila vijon të qëndrojë në duart e prokurorëve të Tiranës si një “patate e nxehtë”, (pasi disa herë është hapur dhe mbyllur si hetim duke u paragjykuar nga dy kampet politike), një ka prokurorët që ishte pjesë e grupit të menaxhimit të hetimit të kësaj çështje është larguar.

Një ditë më parë “Shqiptarja.com” raportoi se Ardian Braho, prokuror karriere në fushën e krimit financiar në njësinë Task-Forcë Tiranë, ishte larguar nga hetimi i dosjes “Cez”. Mësohet se largimi i Brahos nuk është motivuar, për shkak të paftësisë, pamundësisë apo frikës për të hetuar këtë çështje tepër të komplikuar, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të ish-qeverisë “Berisha”.

Por ikja e këtij prokurori mësohet se ka ardhur pas një kërkese të bërë nga Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, që momentalisht është objekti kryesor i verifikimit hetimor nga një grup prokurorësh të akuzës së kryeqytetit. ”Shqiptarja.com”, mëson se Shkëlzen Berisha, i është drejtuar pak ditë më parë me një kërkesë drejtuesit të prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, duke i kërkuar këtij të fundit që të përjashtojë një nga prokurorët e dosjes “Cez” dhe pikërisht, Ardian Brahon. Djali i ish-kryeministrit Berisha, në kërkesën e tij, ka pretenduar se prokurori Braho gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, ka shfaqur sipas Shkëlzen Berishës qëndrime të qëllimshme të njëanshme dhe jo të pavaruara.

Për më tepër Shkëlzen Berisha, ka pretenduar në kërkesën e tij se prokurori Braho gjatë fazës së verifikimit hetimor ka shfaqur të kryejë veprime shtesë hetimore, duke dalë sipas tij, jashtë kontureve dhe detyrave që i ka lënë prokurorisë, Gjykatës e Tiranës, në vendimin e kthimit të dosjes për tu rihetuar. Ndër të tjera në kërkesën e tij Shkëlzen Berisha, mësohet se e etiketon prokurorin Ardian Braho se ka kërkuar të kryejë veprime shtesë hetimore, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar figurën e tij dhe familjarëve të tij. Gjithmonë sipas kësaj kërkesë të bërë nga Berisha, veprimet e prokurorit kanë qënë të ndikuara politikisht dhe për këtë sipas tij Ardian Braho duhet të largohej.

“Shqiptarja.com” mëson se kjo kërkesë është administruar nga drejtuesi i prokurorisë Dritan Rreshka, dhe pasi është analizuar në tërësi me të gjithë anëtarët e grupit të hetimit të dosjes “Cez”, mësohet se ka qënë vetë Ardian Braho që ka dhënë pëlqimin për tu larguar nga hetimi. Vendimarja e prokurorit për të hequr dorë nga hetimi, mund të lidhet dhe me situatat e mëvonshme që pritet të ndodhin me këtë çështje, në mënyrë që të mos i lihet vend, paragjykimeve për çdo vendimarje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 01/04/2018 19:40

    Kina... Lirine, ketij kllufi.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 01/04/2018 10:04

    Futeni në burg këtë qfelbësir këtë shëmtyr familja më e uryer e popullit Shqiptar . Kjo familje duhet të mari atë që meriton familje kriminele hajdute

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut